Emina Çunmulaj, një trup i hijshëm, por edhe një shpirt i bukur
Emina Çunmulaj njihet jo vetëm si një supermodele shqiptare me famë botërore, por edhe si nënë e lumtur e dy vajzave të vogla e bashkëshorte e një prej miliarderëve të njohur, Sam Nazarian. Ajo na ka treguar shpesh përmes veprash konkrete dhe publike, se përveç plotësimit shpirtëror, Emina Çunmulaj ka edhe një zemër të madhe. Shpesh si pjesë e projekteve humanitare apo donacioneve të ndryshme të cilat i ka bërë publike në rrjetet e saj sociale, modelja e njohur është bërë palë me të tilla nisma që në fokus të tyrin kanë ndihmën financiare për raste emergjente sëmundjesh, varfëri, e donacione të natyrave të tjera. Duket se kjo është arsyeja e fortë që do e rikthejë sërish në kryeqytetin shqiptar modelen.
Këtë fakt ajo e ka bërë publik përmes një video në ‘Instagram’: “Miq të dashur, në tetor do të vizitoj Shqipërinë, për disa projekte humanitare, si anëtare e bordit të fondacionit ‘Fundjavë ndryshe’. Vitin që lamë pas unë vizitova disa familje në varfëri ekstreme në Shkodër, Shqipëri, duke i ardhur në ndihmë. Shpresoj që këtë vit të bëjmë diçka më të madhe. Linku për donacionet është në profilin tim”, ka shkruar Emina.