Albspirit

Media/News/Publishing

Shkonin për masazh por bënin edhe akt intim të shpejtë, ja të arrestuarit në Tiranë

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Extra Service” (shërbim ekstra), ka vënë në pranga tre administratorë qendrash masazhi për veprat penale të “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, si dhe një tjetër u shpall në kërkim. Operacioni u zhvillua në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, e hënë, ku u arrestuan H. D., 33 vjeç dhe dy vajza A. M., 28 vjeçe dhe L. Q., 34 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi M.M., 43 vjeç, banues në Tiranë. Ambientet e qendrave të masazhit që administronin, të dyshuarit i vendosnin në dispozicion për të ushtruar prostitucion, vajzat e punësuara në to. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtatë punonjëse në këto qendra, për ushtrim prostitucioni. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale DVR, kamera vëzhguese, aparate celulare dhe katër ambiente ku ushtrohej ky aktivitet. Aktualisht hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.

Please follow and like us: