Albspirit

Media/News/Publishing

Mark Frroku humbet gruan në moshën 35-vjeçare

Ish-deputeti Mark Frroku ka humbur bashkëshorten në moshën 35-vjeçare.

Mësohet se Daklea Frroku, nënë e dy fëmijëve, vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori jetën.

Prej dy javësh ish-deputeti dhe bashkëshortja ishin kthyer në Shqipëri, pas një kurimi në Shtetet e Bashkuara, ku mjekët nuk i dhanë më shpresa jete.

Frroku fitoi lirinë nga Gjykata e Fierit, në maj të këtij viti pikërisht me argumentin se bashkëshortja e tij ishte e sëmurë rëndë dhe ai duhej të kujdesej për dy fëmijët.

Please follow and like us: