Albspirit

Media/News/Publishing

Nëse është kusht për të hyrë në BE me korigjimin e kufijve, atëhere kurrë mos të hyjë Kosova në Europë

 

 

Hafize F. Elshani

 

Nëse ka humbur territor përgjatë shekujve, kjo është Kosova dhe shqiptarët në Ballkan, çka nuk ka ndodhur me asnjë vend tjetër në botë. Kështu që në këtë aspekt ne nuk duhet të luajmë me çështjet e territorit dhe të kufijve. Kosova ka probleme të tjera, me institucionet qeverisëse, me shtetin ligjor, me papunësinë, me partitokracinë dhe sidomos me ekonominë.

Nëse ne do të kishim ngritur ekonomine dhe do të kishim pasur dinjitet kombëtar dhe nuk do te kishim një klasë politike jo të korruptuar, nuk do të ishim atje ku jemi sot, por shumë më përpara. Por ne në Kosovë, Shqipëria dhe një pjesë e shqiptarëve të Maqedonisë, për fat të keq, kemi klasën politike më të korruptuar në botë. Sikur mos të ishin të korruptuar, ne nuk kishim nevojë të hynim në BE fare, sepse një bashkim i tregut midis Kosovës dhe Shqipërisë do të krijonte një tjetër realitet.

Nga ana ekonomike ne me Shqipërinë kemi dhjetëfishin e burimeve që ka Gjermania. Pra kjo nuk do të thotë që ne nuk kemi pasuri, por nuk kemi administratorë politikë që këtë pasuri ta menaxhojnë për të mirën e popullit të vet, por kemi administratorë politikë që këtë pasuri e kanë çuar në koncesion e në ne drejtim të paditur dhe ne shohim përditë edhe sot se edhe taksat për qytetarët vijnë nga papërgjegjshmëria e lartë politike.

Ne nuk i kemi probleme vetëm me “fqinjët”, ne problemet i kemi brenda vetes në radhë të parë, sepse nuk kemi klasë politike të dinjitetshme, që të di t’ia bëjë ‘8 me 2’ fqinjëve dhe të dijë të mbrojë interesin kombëtar.

Shqip e shkurt klasa politike e jona nuk di të mbrojë interesin kombëtar e as popullin e vet, e çka po doni më tepër me ditë se jemi popull i idhët.

Please follow and like us: