Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Ata që kërkoheshin nga drejtësia, sot po ridhunojnë vajzën për politikë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një reagim në rrjetet sociale pas arrestimit të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Rexhepi. Rama shprehet set “ata që dje u bënë mburojë e të kërkuarve nga drejtësia duke i hapur luftë prokurorisë dhe sot po ridhunojnë vajzën për politikë”. Rama vijon më tej në reagimin e tij duke thënë se PS “mbështet drejtësinë e barabartë për të gjithë gjithmonë si dhe inkurajoj prokurorinë të mos ndalet deri në fund”. “Ndryshe nga ata që dje u bënë mburojë e të kërkuarve nga drejtësia duke i hapur luftë prokurorisë dhe sot po ridhunojnë vajzën për politikë, ne mbështesim drejtësinë e barabartë për të gjithë gjithmonë. Inkurajoj prokurorinë të mos ndalet deri në fund”, shkruan kreu i qeverisë në Tëitter.

Please follow and like us: