Dashuria dhe puna në horoskopin e tetorit 2018
Dashi
Vjeshta do ju sjellë humor të keq, gjë që do të ndikojë në jetën familjare, për shkak edhe të ndikimit të Hënës. Këshillohet që të tregoni kujdes ndaj xhelozisë së tepërt.
Demi
Trazirat që keni kaluar gjatë shtatorit, do të ndihen edhe në tetor, sidomos nga data 10, kur Mërkuri do të jetë i pranishëm në shenjën tuaj. Kontrolloni emocionet, pasi është pikërisht ndrojtja juaj, ajo që mund të çojë në hedhjen e hapave të gabuar. Mjaft delikate do të jenë raportet me një femër në familje. Prishni momentin e duhur për tu sqaruar, pasi ai nuk do të vonojë. Evitoni rreziqet e çfarëdo lloji qofshin ato në sferën sentimentale. Do të keni shpenzime shtesë në familje, për shtëpinë dhe fëmijët.
Binjakët
Ndikimi magjik i Diellit do të sigurojë për të lindurit e kësaj shenje një stinë pozitive. Është momenti për të siguruar karrierën tuaj, të kërkoni stimuj profesional dhe shpërblime që fundja i meritoni. Më shumë se nisma private, vlerësohet puna e pavarur. Forma fizike do të jetë e mirë, por nuk duhet ta teproni! Përfitoni nga ndikimi i mirë i yjeve, për të bërë një riekuilibrim ushqimor. Këshillohet që të praktikoni vetëm sporte që i përshtaten shëndetit tuaj, bëni kujdes.
Gaforrja
Ndonëse është periudha e të lindurve të kësaj shenje, ashtu si çdo vit, do të gjendeni në një situatë jo shumë të këndshme, ndonëse ky muaj do të rezervojë surpriza të kënaqshme. Ajo që duhet t’iu shqetësojë janë ndryshimet e Hënës. Të rinjtë e kësaj shenje do të gjejnë kurajën të nisin një punë të pavarur. Bëni kujdes me bashkëpunimet, pasi mund të krijohen tensione të cilat mund të dëmtojnë punën tuaj. Shmangni kokëfortësinë, pasi rrezikoni që të shkatërroni shumë raporte.
Luani
Gjatë këtij muaj, këshillohet që të ngadalësoni disi ritmet. Keni punuar shumë dhe tani, ndoshta për shkak të mungesës së durimit, mund të rrezikoni. Ushqeni dashurinë, me bujarinë që ju karakterizon dhe do ju kthehet mbas shumëfish. Sa i takon shëndetit, këshillohet që të bëni kujdes, sidomos femrat që janë në pritje të ëmbël, shkruan noa.al. Nëse jeni vetëm, ky muaj nuk i pengon takimet e reja dhe aventurat, por bëni kujdes të mos gaboni. Nuk përjashtohet mundësia që të zhgënjeheni.
Virgjëresha
Do të vijojë prania e një muaji jo shumë të favorshëm, në sajë të ndikimit të Uranit. Por inteligjenca juaj do të vlerësohet pa masë gjatë tetorit dhe do të shpërbleheni. Ndoshta fundi i muajit mund t’iu gjejë të lodhur, ndaj mundohuni të gjeni kohë edhe për të pushuar. Tregoni kujdes me çështjet ligjore, sidomos nëse keni një marrëveshje për të firmosur brenda fundit të muajit. Ajo që duhet të keni kujdes është forma fizike, merruni më shumë me të.
Peshorja
Është sezoni i ditëlindjes tuaj, por nuk do të keni shumë kohë për të festuar. Qielli do ju ofrojë mundësi interesante për aktivitete të ndryshme, ndaj duhet të bëni durim dhe mundohuni të mos lini pas dore dashurinë. Ky fillim muaji parashikon një bashkëpunim të rëndësishëm, i cili nuk duhet neglizhuar. Këshillohet që të mos i humbni mundësitë që do ju dalin përpara. Durim, këmbëngulje dhe përkushtim. Në fund gjithçka që do të merrni, do të jetë më se e merituar dhe do ju shijojë.
Akrepi
Ky muaj do të sjellë me vete Mërkurin në shenjën tuaj, por edhe Venusi nuk do të mungojë. Yjet parashikohen të mira për të lindurit e kësaj shenje, përveç Uranit.
Jo të gjithë janë kundër jush, por duhet të gjeni pikën për të dobësuar kundërshtarin që ju provokon. Datat 24 dhe 31 janë mjaft të rrezikshme për shëndetin tuaj, shkruan noa.al.
Mundësi të mira parashikohen në datën 16. Kush është ndarë, mund të ketë dëshirë për të rifilluar, ndërsa kush nuk ka gjë në vijë, mund të nisë një histori mjaft të favorshme.
Shigjetari
Tashmë jemi në vjeshtë dhe ju do të jeni në mes të ritmit tuaj të punës, i cili do të mbështetet nga Marsi energjik, i cili do ju bëj hiperaktiv dhe të pakapshëm. Tashmë nuk po e kuptoni, por të reja të rëndësishme dhe ndryshime, po marrin formë,. Është një moment shumë i mirë për të reflektuar dhe bërë llogari. Sfera seksuale do të jetë mjaft e favorizuar, ku do të jeni në sinkron perfekt me partnerin/en. Këshillohet që të reflektoni më shumë dhe të lini mënjanë çdo mëri.
Bricjapi
Pas ekuinoksit të 23 shtatorit, situata ka ndryshuar dhe Dielli dhe Mërkuri nuk janë aspak në harmoni. Energjitë tuaja kanë bezdisur dikë, i cili do bëjë të pamundurën që t’iu pengojë të ecni përpara. Mundohuni të jeni më të kujdesshëm dhe ti bëni sytë katër. Këshillohet që ngadalësoni disi ritmet, sidomos nëse mosha juaj nuk ju favorizon. Bëni kujdes me shëndetin, pasi parashikohen probleme.
Ujori
Dielli do të jetë mjaft pozitiv për të lindurit e kësaj shenje. Në raportin në çift konfliktet do të vijnë në rritje, që nga data 10. Çdo e papritur e vogël do të kthehet shumë shpejtë në një problem të madh. Reflektoni mirë para se të përballeni me familjarët. Shtrëngoni dhëmbët nëse diçka shkon keq dhe matuni para se të veproni. Duhet të bëni kujdes sidomos në datat 4, 11 dhe 24 tetor, për shkak se nuk do të mungojnë problemet. Këshillohet që të tregoheni sa më pak agresiv, në mënyrë që të lehtësoni pozitën tuaj.
Peshqit
Keni arritur në atë që është muaji më i bukur i vitit 2018, ku në qiell nuk do të ketë asnjë yll negativ. Neptuni dhe Venusi do ju mbrojnë, për shkak të pozicionit të favorshëm në të cilin ndodhen. Nëse jeni të rinj, gjatë këtij muaji mundësitë që do shpalosen para jush janë vërtetë të shumta. Ky është gjithashtu muaji më i favorshëm për të firmosur një marrëveshje të rëndësishme. Mos lini asgjë pezull, pasi ky muaj do të sjellë një lumë mundësish…