Albspirit

Media/News/Publishing

Charles Aznavour ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeç

Këngëtari dhe tekstshkruesi, Charles Aznavour, ka ndërruar jetë sot në moshën 94 vjeç. Ai humbi jetën pas një karriere që i zgjati më shumë se 80 vjet. Charles ishte i njohur më së shumti për hitin e tij të vitit 1974 ‘She’ dhe u nderua me një yll në Hollywood Walk of Fame në 2017. Këngëtari u martua tri herë dhe ka gjashtë fëmijë. Ai u konsiderua si ‘Entertainer of the Century’ nga CNN në vitin 1998. Aznavour regjistroi më shumë se 1.200 këngë në shtatë gjuhë të ndryshme dhe performoi në 94 vende. I ndjeri ka lindur në Paris në vitin 1924 nga prindër armenë që ikën nga genocidi në vend për të filluar një jetë të re në kryeqytetin francez.