Albspirit

Media/News/Publishing

Përdhunuesit e fundit të vajzës nga Nikla/Reagim i fortë kundër Fevziut dhe Eni Vasilit

Indinjatë e fuqishme për dy emisionet “Opinion” dhe “Open” ku dy moderatorët u bënë pacipërisht palë me pushtetin. Flasin Ambrozia Meta, Anta Muçaku, Mirela Arqimandriti, Orjola Pampuri, Rudi Erebara, Erl Kodra, Adriatik Dosti, Valbona Mezini, Erl Murati, Besjan Pesha, Ida Nurçe, Nardi Olli, Mit’hat Havari, Vera Kurti, Julian Deda, Roland Bejko, Jozefina Topalli, Aranita Brahaj dhe Mirela Karabina.

 

Fotografia e Ambrozia Meta

Ambrozia Meta: “Për dashurinë jap jetën, për lirinë jap dashurinë”.

 

 

Unë kam filluar punë në Fax News në 18 dhjetor, ditën kur Arta Marku u betua si Kryeprokurore e përkohshme, mes tymit e flakadanëve të opozitës. Në gjithe këto muaj, kemi raportuar aq shumë lajme e ngjarje, sa më duken vite nga trokitja e parë, në atë televizion. Dëshmia me e madhe per misionin e atij ekrani, është transmetimi prej muajsh i protestës për Teatrin Kombëtar. Çdo ditë dezhurni, atë që ne me gajret e quajmë diten si mjek roje, unë dhe kolegët e mi nuk kemi shkuar në shtëpi, pa bërë një kronikë për qëndresën e teatrit. Porosia për ne ka qenë të jemi gjithmonë të lirë dhe të papërtuar. Prandaj në 18 maj, kur ndodhi incidenti i Konferencës në Rinas dhe mbrëmja ime me telenovela turke mori nje rrjedhë tjetër, une bluaja mijëra mendime në kokë, por kurrë frikën se mund të me hiqnin nga puna, apo të më qortonin. Andaj une qesh me njerezit që nuk e kuptojnë pse nuk jam joshur kurrë nga ofertat për nje vend pune me dyfishin e rrogës apo për një zyre partie, sepse ata nuk e dinë çfare shije ka liria. Në këtë ditëlindje të parë, të uroj ta kesh jetën e gjatë, shtëpi e dashur dhe të jesh e palëkundur, siç je sot. Po e mbyll urimin me një shprehje të perifrazuar nga Petro Marko tek Romani i tij “Hasta La Vista” ndoshta atë që do kisha thëne atë dite në Rinas, kur Kryeministri me ftoi ta vazhdoja unë konferencen për shtyp. “Për dashurinë jap jetën, për lirinë jap dashurinë”.

 

Mua më vjen turp nga ky show i ulët mediatik! Ç’i bëmë kështu Xhisielës?!
Lemeri… Nga emisioni në emision përballë 500 zërave që thonë çfarë t’u vijë nëpër mend.
Nga gjithçfarë tha ajo vajzë, më kumbon në vesh: “Ju po më dhunoni për së dyti”!

Ne në fakt i dhamë fund!
Ajo vajzë duhej të ishte në shtëpi tani, nën kujdesin e mjekëve e psikologëve!
Zoti na faltë!

Rezultate imazhesh për mirela arqimandriti

DEKLARATA E FORTË E EKSPERTES: XHISIELA ËSHTË E DHUNUAR , E KA TË SHKRUAR NË BALLË!!

Ekspertja dhe njëherësh drejtoresha e qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim, Mirela Arqimandriti, e ftuar në “Open” ka bërë një deklaratë të fortë.

Sipas saj, Xhisiela është e dhunuar dhe gënjen, madje siç është shprehur ajo, 25 vjeçarja e ka të shkruar në ballë që është e dhunuar dhe e kërcënuar.

“Xhisiela është e dhunuar dhe gënjen. Është tipike nga një djalë me një prind të një force politike dhe ajo nuk pranon këtë fakt. Në vend që sot të ishte në emision Xhisiela duhet të ishte në mbrojtje. Ajo, motra dhe mamaja duhet të mbrohen nga shteti. E ka të shkruar në ballë që është e kërcënuar dhe dhunuar”, ka thënë Arqimandriti.

Rezultate imazhesh për orjola pampuri

Orjola Pampuri: Shantazhi e kercenimi ne kurriz te me te dobetit

Shantazhi e kercenimi ne kurriz te me te dobetit, ne kurriz te te pambrojtures vajze me urdher mbrojtje, e cila eshte gati te pranoje burgun per akuza te rreme vetem qe te shpetoje vete dhe familjen nga ferri qe po perjeton fale kercenimeve.
Gjuha verbale, gjuha e trupit e tradhetuan ne cdo pergjigje kontradiktore te saj.
Pranon te mbroje dhunuesin e perdhunuesin per te shpetuar nga ferri veten e familjen.

 

Rezultate imazhesh për rudi erebara

Rudi Erebara: Tirana eshte pushtuar ne 44 nga komunistet

Mos protestoni me asnje dite. Tirana eshte pushtuar ne 44 nga komunistet. C’ju duhet? Fshataret pa toke jane pa toke se kane qene nizam gjithmone. Xhinsela, jetime. Si prona. Dolem te mbrojme teatrin edhe per Xhinselen. Nuk mbrohet. Pushtuesit jane konsumatore, nuk prodhojne asgje perpos fekale. Ate ere qe u mban goja. Ate qe hane ate edhe prodhojne. Harram cdo ore kulture qe keni marre nga ne qe mbrojme qytetin. Edhe deri ketu jemi bashke. Xhinsiela socialiste mbetet. Nuk kam me asnje grame energji te shpetoj njeri. Ju shpetoft’ Zoti.

Fotografia e Erl Kodra

Erl Kodra: Rrëfimi i tmerrit

Unë sonte nuk mund të shkruaj tekst normal. Domethënë, nuk mund të shkruaj me një linjë të saktë arsyetimi, të rendis argumente ose të sistemoj fjalitë e mia bukur. Jo, sepse une nuk jam aq cinik sa të mund ta bëj këtë gjë qetësisht. Jo, sepse sonte unë sapo pashë një show horror teksa masakrohej një vajzë tharcane live në Top Channel dhe Klan Tv.

Sonte fjalori im është tejet i varfër, por megjithatë unë do të shkruaj duke u përpjekur të futem brenda lëkurës së vajzës. E di se është punë fort e vështirë, sepse unë jam një burrë, madje një burrë që ka hequr goxha në jetë, qysh në rininë e hershme. Por do të përpiqem, s’kam ç’bëj. Ju lutem më lexoni me vëmendje, sepse unë do të provoj sfidën time – ju quajeni si të doni -, të tregoj ato që ajo vajzë ka përjetuar. Fundja unë jam një shkrimtar, dhe si i tillë, unë do të përpiqem të ndjejë pak më përtej të zakonshmes.

Eni Vasili është një zonjë e plotësuar. E mbajtur mirë, ambicioze aq sa duhet, e bukur sepse mund ta mbajë veten; e zgjuar mjaftueshëm sa të dijë të penetrojë nëpër labirinthe. Por fatkeqësisht, ajo është e paaftë profesionalisht, të paktën sonte dështoi me sukses, por me një pasojë të pariparueshme për jetën e nje vajze te re.. Megjithse Eni nuk është qëllimi i këtij teksti, por Eni Vasili e transmetoi e para intervistën e vajzës me zë dhe figurë. Gjë të cilën nuk duhej ta bënte kurrësesi, edhe nëse vajza do të “këmbëngulte” fort. Sepse në rrethanat aktuale ajo vajzë nuk është e aftë të marrë vendime të drejta dhe të pavarura, e pandikuar nga maskarada e madhe që po zhvillohet rreth saj.

Por Eni Vasili e bëri, ashtu siç bëjnë sot të gjitha mediat në Shqipëri. Këtë maskaradë e filloi Muhamet Veliu, e pasoi Eni Vasili dhe natën e mbylli Blendi Fevziu. Por edhe panelet përkatëse në studiot televizive.

Të ftuarit e Eni Vasilit dhe të Blendi Fevziut nuk duhej të flisnin sonte. Ata duhej të braktisnin ato studio, ata duhej të refuzonin të bëheshin komentator ku vritet live dinjiteti i një vajze të traumatizuar. Ata duhej të ngriheshin të revoltuar, të refuzonin atë intervistë.

Ata mund të thonin vetëm kaq;

Stop me këtë neveri!

Jo, ata vazhduan të gjuanin opinionet e tyre si gurët në një linçim publik. Ata vazhduan të shqyejn zemrën dhe mëlçinë, fytyrën dhe gjoksin e vajzës së gjorë. Të tjerë iu hodhën në grykë, ndërsa ajo mbrohej pa armë, pa fjalë, por vetëm me zbehtësinë dhe dobësinë e trupit tharcan. Ajo foli me sy, foli me gjeste, foli me levizjet e lehta të buzëve, ndërsa mënjanonte kokën anash ose lart, nga frika dhe tmerri se mos gabonte në ato që po thoshte para kamerave.

Blendi Fevziu është një burrë i plotësuar. Ska më mirë; para dhe pasuri, famë dhe show, lavdi dhe miqësi, udhëtime dhe qejfe, të dashura dhe sebepe pa hesap. Ndaj nuk prisja ndryshe as sonte, sepse e dija se supergazetari nuk do ta falte rastin pa ngrënë edhe ai pjesën e vet nga trupi i drobitur i vajzës tharcane.

Por më lejoni të ju pyes;

A e keni provuar frikën? Jo, jo të gjithë e kuptojnë se çfarë përroi i llahtarshëm është ajo. Duart të dridhen, ndërsa një gropë fillon të rritet në stomak. Gropa më vonë merr formën e një vorbulle, e cila të përpinë përfare. Të thahet pështyma në gojë, dhe një hidhësinë të vjen prej lukthit. Thuhet se është e njëjti helm i cili e prishë cilësinë e mishit të bagëtive, teksa presin rradhën të theren tek kasapi. Ato çaste gjithçka reagon, çdo qelizë e organizmit tënd thërret në kupë të qiellit për mbijetesë.

Frika është një reagim, një atavizëm që e kemi të trashguar në genet tona, mbase para se në Tokë të vinin primatët. Evolucioni nuk e ka zhdukur frikën tonë, se ne njerëzit, mund të bëhemi dreka ose darka e qenieve të tjera, më të forta se ne.

Vajza ka një motër më të vogël. Vajza ka një nënë, vajza ka një jetë për të jetuar. E bukur dhe inteligjente, por fatkeqe sepse ka lindur në një fshat të Krujës, fatkeqe se ia vranë babain kur ajo ishte fare e vockërr, fatkeqe sepse ka qenë e dashura e një të riu sadist, fatkeqe sepse qëlloi që trupi i saj u zhvillua në kohën kur Krujën dhe të gjithë Shqipërinë e mbuloi hashashi, dhe në terren erdhi “policia që duam”, fatkeqe sepse qëlloi bash në kohën kur sekush nëpër institucione sheh të hajë një çap bukë duke ruajtur krahët.

Fatkeqe sepse për Kryeministër kemi një horr që nuk e ka për gjë të çojë njerëz edhe në varr, duke i shtyrë drejt vetvrasjes për ambiciet e tij. Fatkeqe sepse nuk mundi të arratisej nga Shqipëria, ashtu si 400.000 shqiptarët e tjerë.

Sonte nuk mund të shkruaj më gjatë. Unë jam baba vajzash dhe sonte kam qajtë me lot. Sonte do doja të kisha grushtin e Mike Tyson, që t’i hyja vendçe të parit Blend Fevziut & Co…

Fotografia e Erl Kodra

 

Adriatik Riza Dosti: Keta kane lindur Perdhunues…

Leter prinderore Xhisieles se tmerruar…

…E dashur Xhisiela…
…Kam ndjekur me shume vemendje dhe dhimbje gjithe” Dosjen” fatkeqe te jetes tende dhe te them te drejten ende vazhdoj te jem teper i tronditur reth asaj se si eshte e sotmja jote dhe si do te mund te jete e nesermja jote por edhe e familjes tende…

Ne moshen tende dale- ngadale mua po me behet Nipi im i madh Xhei..ndaj po te shkruaj me gjuhe prinderore e aspak gazetareske e aq me pak partiake a politike… aq me shume qe kam edhe vete dy vajza… ani pse tashme te martuara, me femijet, burrat e familjet e tyre..dhe fatmiresisht shume larg prej lukunise se kafsheve te xhindosura te xhungles ku jeton ti….

…Njeriu nje jete ka dhe duhet te dije se si ta jetoje ate dhe nuk duhet te lejoje kurre e ne asnje rethane askend ne kete bote qe ti shkele mbi jeten e tij e aq me pak t’ja denigroje e perdhose ate….ndaj dhe jeten sic ta ka dhene ka te drejte te ta marre vetem …Zoti e askush tjeter me ose pa pushtet, me ose pa arme, me ose pa para, me ose pa droge, makina, varese e byzylyke floriri etj etj.. qofte ky kryeminister, deputet, minister , kryepolic e ku ta di une.., i forti i qytetit.., fshatit a i asaj te nones se vet nga ka dale…

Me mire nje dite si Luan se sa nje jete te tere si Lepur …Xhisiela….mundohu ta fusesh ne mendjen e ne zemren tende kete proverb te famshem anglez se jam mese i sigurte se qe nga e nesermja e mbrapa do te te duhet jashtezakonisht shume ok…

E kuptoj sa me s’ka gjendjen tende shpirterore, morale, psikollogjike, emocionale, familjare, ekonomike, etj etj…por gjithesesi asnjera nga keto nuk mund te justifikoje dot pozicionin te cilit ti po parapelqen ti dalesh zot …duke humbur shume nga cilesite me elementare njerezore sic jane dinjiteti, personaliteti, integriteti, karakteri …e duke e shnderruar veten tende ne nje placke tregu pa vlere ne dore te abuzimeve politike, e kriminele… e aq me shume ne nje leter pa vlere ne duart e perdhunuesve te tu te vertete me dhe pa pushtet …fizik e psikollogjik… ne nje kukull a manekin pa shpirt qe as ”lotet e as pendesa”…nuk e shpetojne me dot nga Gremina ku ka vendosur te hidhet…

Xhisiela une e di fort mire se cfare ambienti te rethon ty tani aq me shume tek guxove e ngacmove Folene e Grenxave ..e tek i detyrove te bejne dush me uje te ftohte qe nga Kryeministri – Kryebandit i vendit ku jeton ti e deri tek Deputeti- Baba bastard e se fundi edhe tek i dashuri yt kriminel. apo edhe ata te sistemit te drejtesise a te policise qe per nje vend pune e nje rroge shesin nene e babe e jo me ty…aq me keq e fatkeqesisht qe te ka lene zoti pa baba e pa vella….

Ti as je vetedjegur me cigare nga nervat apo edhe kenaqesia…as je vetqelluar me qyte pistolete, as je vetemasturbuar e vetperdhunuar, as ke hyre e ke dale me zorr neper hotele ku te kerkonte Djali Qefli i Nikles, as ke shkuar me deshire a me dhune neper komisariate policie per te bere denoncime e me pas per ti terhequr ato nen friken e kercenimin me jete…as ke dashuri , respekt e maredhenie te shkelqyera familjare me famijen e perdhunuesit tend .. as je xheloze por edhe as e dashuruar me nje bandit qe te dhunon e perdhunon fizikisht e seksualisht etj etj as-e pa fund… dhe kete jo une por cdo njeri normal me pese pare mend ne koke e kupton fare mire…

Ti thjesht je nje viktime e radhes e te forteve me pushtet , qe shetisin lirshem me arme, me makina lluksoze, me droge e kurva neper makinat e shtepite e tyre , qe bejne orgjira e tymosin hashash non stop…qe kane e bejne biznese te pista fale asaj se i kane baballaret apo nenat prane ose ne lidhje me Kryeperdhunuesin e atij vendi …fatkeqesisht prej disa vitesh Kryeminister e i pari i atij shteti sa rrumpalle e te frikshem po aq edhe pervers, bandit e te dale duarsh totalisht…

Ti hyre pa dashje ne folene e ujqerve dhe tani te duhet te mbrosh minimumi veten nga shqyerja fatale qe ata kane ndermend te te bejne..derisa te te kthejne ne kerrmen e radhes e pasi te lepijne buzet e dhembet e tyre mish-ngerenes ..te largohen diku qete -qete per te humbur gjurmet e ne kerkim te viktimes tjeter te radhes…

Ty te kane bere ato qe cdo njeri normal i ka te veshtire ti besoj..te kane bere ate qe te kane shperfytyruar totalisht si qenie njerezore e te kane kthyer ne nje manekine a cope mishi me dy sy..e te detyrojne te thuash , te pohosh a te mohosh ato qe duan ATA…e jo me te guxosh serisht te tregosh ato qe di e qe ka hequr shpirti, zemra, mendja e trupi yt…..pra te kane detyruar te pergenjeshtrosh vetveten…dhe kjo eshte me shume se sa e tmerreshme…

Jep 5 lek e hyn ne valle thote populli Xhisiela…por jep 500 e nuk del dot…ja pikerisht ketu e gjen me se miri ti veten tende me c’i bere vetes para e pas denoncimeve e daljeve te tua publike..

Ty sot te kane percudnuar koke e kembe , shpirt e mendje…ndaj edhe e ke te veshtire te kuptosh qe keta lloj monstrash qe Dje erdhen e zbriten nga Mali…nuk mund te rrojne dot normal mes njerezish ndaj dhe duan e ju pelqen perjetesisht origjina e tyre e jeta e kacakut te Malit….

Keta nuk i njeh mire ti moj bije jooooo, dhe kjo ndoshta edhe per faj te moshes tende por edhe fale naivitetit tend a mosdijes se te djeshmes se tyre aq te lidhur fort me te sotmen e tyre por edhe me te nesermen e tyre e derisa te jene gjalle nese .. nuk ju japim sot e njehere e mire plumbin ballit a litarin ne fyt per ti lare njehere e mire hesapet me kete fare te ndyre, te urryer, perverse, bastarde, kafsherore e antinjerezore qe na ka rene per hise qe prej 8 nentorit 1941 ..dhe per te zezen tone po vazhdojme ta mbajme ende mbi krye e mbi shpatulla edhe sot e kesaj dite per te vazhduar te na prodhoje historira tragjike e shume te dhimbeshme si kjo e jotja ….

Komunizmi o Xhisiela .. lindi si sistem perdhunues ne vetvete tek ju mohoj radhazi simpatizanteve te tij Atdheun, kombesine, besen, fene, zotin, dashurine per njeriun, respektin ndaj familjes dhe ju injektoi te kundertat e tyre..antinjerzillikun e poshtersite pa fund qe s’kane asnje lloj lidhje me nje qenie njerezore normale…ndaj moj bije jo me kot ata krijuan edhe ate te famshin monster bastarde…Njeriun e Ri…ndaj dhe jo me kot ata nga mengjesi deri ne darke …sot e dje po ata kane thene e thone se…Pushteti merret me gryken e pushkes , mbrohet me gjak e dorezohet po me pushke e gjak…instikte shtezerore e kafsherore keto moj bije.. ..ndaj dhe ATA e Kafsha jane moter e vella…

Gjate asaj ”te famshmes lufte” te tyre …ata dhunonin e perdhunonin shoqet e tyre te armeve e kur nuk ju shkonte uji ne mulli te tyre …i pushkatonin si tradhetare a imorale e shkelese te ligjeve te luftes…ose i vrisnin pas shpine…

Kur erdhen si ”fitimtare” ne pushtet pasi i kishin lyer duart me gjak shqiptaresh te pafajshem ..ju turren si Cakejte -prehes duke bere kerdine me dhunime e perdhunime masive te grave, nenave, motrave e femijeve te armiqve e kundershtareve te tyre politike…

Ndersa kur shkonin me sojin e tyre…i gradonin , i hipnin ne pergjegjesi, ose i benin Heroina populli a socialiste e me radhe…sepse ”ajo placka ”e vogel ja u hante e ju a turbullonte ngahera ate Koken oreks – madhe…

Neper burgje e biruca, neper hetuesira e prokurorira keta lloj kafshesh me fytyre njeriu kane kryer krime monstruoze perdhunimi seksual, moral e psikollogjik vetem e vetem per te thyer e poshteruar, per te nenshtruar e denigruar kundershtaret e tyre te djeshem te luftes dhe ata qe nuk pranuan te shkojne pas qerres se tyre pas lufte…

Neper kampet e perqendrimit e te internimit po keta bisha shtazarake ju jane versulur femrave te pa mbrojtura me gjithe egersine e nje kafshe perverse duke i dhunuar e perdhunuar e duke i detyruar me pistolete mbi koke qe ta qepnin gojen e te heshtnin se me nje plumb e pa ju hyre kurrfare gjembi ne kembe mund ti conin fare mire ne ate…boten tjeter….

Me pas …sekretare partie, operative sigurimi, kryetare degesh,kryetare kooperativash, lagjesh, repartesh, kryetare komiteti, drejtore e shefa e kush te mundej ..sidomos ata te lidhurit me pushtetin e partine si breket me bythen….kane abuzuar mbi ate te gjoren femer shqiptare sidomos kur kishte nje cen sado te vogel ne biografi aq sa po te kishte Goje ai Vend aty do ishte ende duke uleritur me piskame tmerruese e pa ndalim….sa ti kallte friken nje bote te tere,,,sepse Partia e tyre edhe ta hiqte..por edhe ta mbante NJOLLEN…

Eshte psikollogji dhe mentalitet i tyre Perdhunimi moj e dashur vajze fatkeqe qe nuk e di se si ka mundesi te te kene pergjunjur kaq ligsht sa as je me ne gjendje te kuptosh se keta qe po mendon se po te shpetojne jeten ”e moralit” tend tani per tani se ashtu ju nevojitet per shume aresye personale, partiake e politike….. per te ruajtur mosndotjen e tyre qe ju vjen era Mut nje ore larg…po neser qe ne sabah..sapo te shperndahet pak mjergulla e te qetesohet furia e Lumit te rrembyeshem..do te versulen edhe me egersisht te te shqyejne fare aq me shume qe ta kane jo pak …inatin e djeshem kur desh ju bere gropen e gjemen bashke,……

Ky eshte sistemi , mentaliteti e psikollogjia e botes se ketyre lloj kafsheve Xhisiela…sepse ashtu linden me dhune..ashtu erdhen ne pushtet po me dhune…ashtu po vazhdojne te jene ne pushtet…me dhune e Perdhune…

Keta dhunojne e perdhunojne grate, motrat, vajzat e nenat e njeri tjetrit dhe as qe duan te dijne per moral e burrni moj
e gjora vajze e jo tu dhimbsesh ti apo te mendojne te shpetojne e mbrojne ty se ju ke bere Vezen me dy te verdha….

Keta …baballaret e nenat e te cileve diten flisnin per moralin e paster komunist..naten neper zyra e mullare kashte e pas mbledhjeve ..per ideal te Partise e per koke te shokut Komandant..shkerdheheshin me njeri tjetrin si ne nje bordello gjigande me draper e cekan mbi koke e me yllin sovjetik ne balle…

Keta te sotmit …nuk mund te bejne dot ndryshe Xhisiela,,,sepse kane te njejten ADN..dhe sikurse thote populli ….c’del nga Macja … Mi do gjuaje…

Ndaj ….kurre mos guxo ta lesh veten e fatin tend ne duar te tyre edhe pse cfare nuk mund te te kene premtuar…sepse besa e tyre eshte si vesa e barit,..dhe te shpresosh e te besosh tek ta eshte njesoj sikur te te mbushet mendja se siper nje Vullkani mund te ndertosh shtepine, parajsen e lumturine a jeten tende pa tu dridhur qerpiku se llava ne mos sot neser do shpertheje se s’ben…

Nuk kam degjuar deri me sot qe nje Ujk i uritur te kete falur deri me sot ndonje Qingj aq me shume te pa mbrojtur …ndaj si zorr ta besoj se kete super fat te lumnueshem ta kesh ti e para o Xhisiela….ndaj mbro sa te mundesh veten e dinjitetin tend dhe sensibilizo me personalitet njerezor shoqerine te vije ne te njejten barrikade me ty kunder Ujqerve e mos beso tek perrallat me Qilima Fluturues ok…

Keta bastarde kane lene edhe Priftin me barre o Xhisiela ..ndaj mos u cudit hic fare kur edhe ty te te nxjerrin neser te …Virgjer e sic te ka bere nena…. se ashtu ju duhesh e s’ke c’ben do luash rolin qe te thone ata ..ndaj mos hyfsh ne goje e ne dore te tyre …se edhe Sapunin ta japin per Djathe e do ta hash se s’ben… e madje do tu thuash sa i mire ishte e sa shije kishte….ok..

Keta monstra kafsherore dhunuan e perdhunuan nje komb e nje popull te tere per gjysem shekulli me radhe moj vajze …..dhe fatkeqesisht po vazhdojne te bejne te njejten gje akoma edhe sot ……as kjo nuk te ka bindur ende o Xhisiela ?

Je djegur jo njehere por disa here tashme Xhisiela…ndaj o fryji edhe Kosit …o vafsh edhe ti me te shumtet ne dosjet e dhune-perdhunes se viktimave te tyre pa fund ”e pa goje”…gje te cilin as me zemer e as me shpirt e sigurisht as me mendje nuk ta uroje kurre as ty e asnje lloj femre tjeter me gjak shqiptar si i imi…

Rezultate imazhesh për valbona mezini

Dinjiteti është pasuri. O e ke o nuk e ke.
Dinjiteti është pasuri kombëtare, jo vetëm personale.
Kjo qeveri ua ka vrarë qëllimisht dinjitetin shqiptarëve që të mund t’i përdor si lecke.
Politike mafioze pa ngjyra.
Urgjente nevoja për një gjeneratë të re politike parimore dhe meritokrate !
Boll me pengmarrës të fateve të shqiptarëve.

Rezultate imazhesh për erl murati
Erl Murati: Xhisela, pasqyra e shoqërisë sonë

Nuk mund të kërkojmë nga Xhisela, të bëjë atë që kemi 27 vjet që nuk e bëjmë: të bëhet heroinë, të ngrihet kundër sistemit, të martirizohet. Xhisela është pasqyra e shoqërisë sonë, e mentalitetit tonë, e turpit tonë.

Unë besoj se dhuna më e madhe në këtë vend ushtrohet nga sistemi politik.
Një sistem i cili sjell në Kuvend anonimë si Rraja i cili nuk ka folur kurrë në Kuvend, nuk ka propozuar asnjë projektligj, nuk ka ndërmarrë kurrë një iniciativë publike por u bë i famshëm sepse djali i tij dhunoi/përdhunoi një femër.
Një sistem ku policia dhe prokuroria nuk udhëhiqen nga ligji por nga partia në pushtet, kushdo qoftë ajo. Nëse nuk e bëjnë përndiqen dhe denigrohen publikisht.
Një sistem ku shoqatat e shoqërisë civile nuk guxojnë të bëjnë detyrën kur u duhet të përballen me pushtetin. Nëse flasin pa filtër izolohen dhe mbesin pa fonde e quhen organizata politike.
Një sistem ku në protestë vijnë 25 kamera, me gazetarë e kameramanë por veç një televizion (Fax News) raporton protestën.
Nëse nuk ndryshojmë sistemin, nëse nuk e shkulim me rrënjë, dhuna do vazhdojë, padrejtësia do jetë ligj dhe një grusht i vogël njerëzish do na sundojnë.

 Rezultate imazhesh për ida nurce

Ida Nurçe: Fenomeni Xhisiela…

Me ndjej e dashur, qe po shtohem dhe une ne barren tende te lagur, qe mban mbi shpine, por e ndjej te sqaroj dicka, qe mendoj se ti e the me gjuhen tende te subkoshiences.
Me gjeni nje femer, ne kete vend, qe te dale e te perballet me ATA, Zotet e ketij vendi! Me siguri qe nuk do e benit.
Le te bejme nje analize shume te thjeshte!
Supozojme se Xhisiela eshte perdhunuar nga ish- i dashuri i saj. Dhe kjo gje pa dashje i eshte bere publike, pasi ajo ka dhene deshmi ne disa komisariate.
Perse duhej ta bente nje gje te tille? Perse te mos mjaftohej me nje deshmi? Perse ceshtja e saj te mos ndiqej nga autoritetet e qytetit te saj? Perse zoteria qe ia ka marre deshmine, i ka kerkuar ta mbaje sekret emrin e tij? Perse ai nuk ka dashur te tregoje qe po ndjek ceshtjen e Xhisieles? Po ate kush e zbuloi? Kush e nxorri emrin e tij?
Pse na u desh pikerisht Xhisiela per ta perdorur politikisht, meqe ajo thote se po perdoret politikisht? Perse politikanet vajten deri ne Nikel dhe e gjeten Xhisielen e i thane “Ti je e perdhunuar”? Perse ia vune asaj nofken “e perdhunuar” dhe nuk ma vune mua psh? Nga u kuptua, qe ajo eshte djegur me cigare? Kush ia pa trupin? Si u dogj vete? Perse u dogj vete? A ka pas probleme mendore me pare kjo vajze? Perse Rexhepi qenka aq pallosh, sa ta dhunoje nje femer, ai shfaqet kudo me arme? Perse vazhdoka Xhisiela te jete xheloze, kur jane ndare prej dy vjetesh? Perse paska bere denoncim pas dy vjete ndarjeje? Po pistoleta nga doli? Perse i paska rene tytes se pistoletes me koke? Ishte e armatosur Xhisiela? Ku e gjeti armen? E kishte me leje? Perse nje e veteperdhunuar duhet te dale kaq shume neper ekrane? Perse nje vajze fshati, nuk e paska problem te fliska per dicka kaq te rende publikisht? Si ka mundesi nje here?!
Po me ke jeton Xhisiela valle? Ka dike qe ta mbroje? Edhe oficieri i ceshtjes se saj e la ne balte, po tani? E kuptoni historine?

Zeri i brendshem i Xhisieles kerkon ndihme. Ajo nuk ka dale ne media me deshiren e saj, dhe kjo duket shume qarte. Ajo eshte e detyruar te jete aty ku eshte, sepse dicka me e forte (familja) e ka shtyre ate. OJF, OJQ, JQR, ca te jeni, dilini ne ndihme asaj vajze, sepse ajo po flet me shume se sa ju po degjoni! Mos e lini vetem te murroset si mburoje e familjes se saj. Vereni veten per nje moment ne vendin e saj dhe hajdeni na jepni mend, e na tregoni ca do genjenit e ca jo, ju gjithologet e dynjase.
Ne kete vend po rriten mostra, te cilet te shqyejne para lekut, qe vdekshin o Zot, se pike gjaku nuk kane ne trup, kane acid neper vena. Me cfare jeni rritur o ditezinj, qe po e denigroni nje jetime te ngrate?! Me cfare o qelbesira?! Zoti ju ardhte hakut dhe lotet e Xhisieles, kur ajo shtrihet te fleje, ju rrencin mbi supe! Mortje te gjalle… Te neveritshem… Ja sa vlen nje jete ne kete vend, sa fytyra e nje politikani, qe mos bofshin piken e hajrit o Zot!

Rezultate imazhesh për nardi olli

Nardi Olli: Jemi në një krizë të rëndë identiteti dhe vetëdije si shoqëri

Për fat keq jemi në një krizë të rëndë identiteti dhe vetëdije si shoqëri, përndryshe Rama nuk do të guxonte të tallej me kaq cinizëm, bashkë me veglat e tij mediatike. Mos hidhni asnjë akuzë apo ironi për një vajzë që sot po luan me jetën e saj dhe familjes. Në keni këllqe hajdeni bëhemi bashkë të shporrim kërmat!

Rezultate imazhesh për mithat havari

Mit’hat Havari: Përdhunuesit më i madh mbrëmë ishte regjisori i dramës “Xhesila”. Vënë në skenë nga televizioni Klan dhe Top Channel.

Rezultate imazhesh për vera kurti

Vera Kurti: Cila/cili gazetare apo analiste do ta vinte motren, vajzen, apo edhe nje te aferm ne banken e analisteve qe te ngjan si banke e te akuzuarve?!

Po ndjek zonjen Vasili tek OPEN ; sa bukur e gjykojne popullin madje jane gati te qajne me lot krokodili se u dhemb dhunimi i popullit… bullshit…
Une shtroj pyetjen; Cila/cili gazetare apo analiste do ta vinte motren, vajzen, apo edhe nje te aferm ne banken e analisteve qe te ngjan si banke e te akuzuarve?!
He moj Eni Vasili se ty po te ndjek; A DO TA VIJE MOTREN TENDE NGA NJE TRYEZE NE NJE TJETER E TA BOMBARDOJE ME PYETJE ?! THUA SE JESILA ESHTE E RENDUAR PSIKOLOGJIKISHT, A MUND TE ME THUASH SE KJO QE BENI JU E TE TJERE TV( SI MOTRAT TUAJA) , CFARE PASOJE KANE TE KJO VAJZE…?!

Rezultate imazhesh për julian deda
Julian Deda: Opozita te marre urgjent ne mbrojtje vajzen

Specialistet e rilindjes i kane futur kembet ne nje kepuce nje populli te tere, jo me nje vajze te pambrojtur. Ajo eshte e manipuluar dhe e frikesuar.
Opozita te marre urgjent ne mbrojtje vajzen, ne menyre qe ajo te thote te verteten.

 Rezultate imazhesh për roland bejko

Fikeni TV Klan, mos e shikoni më Opinionin sonte.

Nuk po ripërdhunohet publikisht vetëm kjo vajza, por edhe truri i secilit nga ne!

Pa Edi Ramën ky spektakël nuk do ishte bërë i mundur.

Faleminderit Arturo Ui.

Rezultate imazhesh për josefina topalli

Xhiseila ka humbur 12 kg per pak kohe.
Ajo eshte nje vajze e bukur, e mençur , por me nje histori te tmerrshme. Fetyra e saj flet per vuajtjen e pafund te saj.Syte e fundosur tregojne te kunderten e fjaleve te saj.

Kush jemi ne qe te gjykojme vajzen nga fjalet.
Ajo eshte bere kocke e lekure, pa baba, pa vlla, dhe jeton ne nje fshat ku nuk hyn as policia.
Kush jane keta trimat qe gjejne kurajo me e gjykue vajzen e re.
Ne fakt Xhiseila eshte nje heroine. Ajo nuk ka frike per vehten. Ajo po kerkon te mbroje jeten e motres dhe nenes. Ajo e din se ne te gjithe e kemi lene vetem vajzen.

Cfare beme ne per te, pervecse e perdorem per qellime politike.

Kush prej nesh e di sa nete pa gjume, sa ankth e tmerr ka kaluar ajo. Kush prej nesh do e mbroje vajzen kur media e politika tegjejne nje tjeter teme.
Dikush thote se historia e saj ngjason me filmin “ Gruaja me e bukur”. Ne fakt nuk eshte krejt ashtu. Tek filmi shteti eshte me vajzen.
Ketu vajza eshte vetem,kundra shtetit e mafies bashke;Vetem perballe nje politike qe kerkon ta perdore; Vetem perballe disa mediave qe kerkojne ta perdorin per audience dhe nje shoqerie civile inekzistente. Vetem perballe nje drejtesie te kalbur …vetem e rrethuar nga frika.
Vetem … Ajo e ka kuptuar qe eshte vetem…

 

Rezultate imazhesh për aranita brahaj

Mirmengjes, gra dhe vajza viktima te dhunes, mos shkoni ne komisarjat te denonconi dhunuesit, do perfundoni ke Opinioni duke tregu te paqena per veten dhe te gjith do e kene harruar ate frazen … “jane fis te fortesh, levizin me kobure ne brez, baben nuk e kam ma kane vra ne 97 ten … ”
Kur punoja gazetare fund 90 e fillim vitet 2000 komisarjati i FUshKrujes zgjohej sistematikisht nen tritol e me sulme kriminelesh, sa kronika i kemi bere atij institucioni te shtetit te rrethuar me banda. Ai komisarjat ishte me i mire se ky sot, ku shteti bie se krimineli dhe ministri i brendshem apo kryeminstri jane ne te njejtin grup parlamentar, se prokurorja e shtetit votohet nga dora e atij deputetit per cilin kujtoni fjalet e policit ne azil ” eshte plagos ne perleshje me policine”.

Rezultate imazhesh për mirela cerraga

Troditëse, rrënqethëse, shokuese dhe tejet revoltuese ishte goditja që shoqëria mori mbrëmë nga arroganca e pushtetit:
Përdorimi dhe Dhunimi i pamëshirshëm i vajzës, motrës, gruas, femrës shqiptare.
E gjora vajzë, nën një presion të madh me tmerr e frikë në sy, ‘harroi” dhunën ndaj saj, merakun e “kishte” me komisarin “fajtor” dhe “politikën”.
Sa dhimbje!
Dhe, kjo ndodhi para nesh, nën një skenar të gatuar keq dhe naiv, por shumë të rrezikshëm…..

Please follow and like us: