Në Trevizo të Italisë inaugurohet statuja e Nënë Terezës, Majko nuk denjon të vijë
Vitore Stefa Leka
Një ditë e veçantë dhe me plot emocione ishte data 29 shtator në qytetin e Trevizos Itali ku u mblodhën shqiptar nga të katër anët e diapsorës për të inauguruar statujën e Nënës së dashurisë NËNË TEREZËS, Pikërisht kjo statujë tepër shprehëse u vendos në qytetin e lashtë në prani të qindra njerëzve shqiptarë e italianë të ardhur nga dispora. Këtë ditë të shënuar e nderuan me pjesëmarrjen e tyre shumë figura politike italiane por dhe nga diapsora apo kombi, por vetëm nga Shqipëria mëmë dhe pse ishte i ftuar ministri diasporës zoti Pandeli Majko as këtë herë nuk mori pjesë në këtë event të rëndësishëm për kombin dhe historinë shqiptare. Edhe kur u përurua statuja e shenjtores shqiptare Nënë Terezës në Rijek të Kroacisë ku dhe aty në dt 22 shtator u organizua I njëjti event ku u përurua statuja e Nënë Terezës zoti ministër nuk mori pjesë por njëkohësisht nuk mori pjesë as edhe një tjetër personalitet nga Shqipëria apo ambasada Shqiptare në Kroaci. Pra situate u përsërit në Trevizo ku asnjë personalitet i politikës shqiptare nuk mori pjesë në këtë festë të bukur, por e vetmja që u mundua të përfaqësojë kombin shqiptar ishte vetëm ambasadorja e Kosovës, znj. Alma Lama e kudo ndodhur nëpër aktivitetet e shoqatave shqiptare në Itali, Nuk mund të le pa bërë me dije prezencën e Konsullit të Milanos gjeneral Cikaqit, e disa figurave të tjera politike nga Ulqini apo Presheva si dhe deputetja e parë shqiptare në Kroaci, zonja e nderuar Ermina Leka. Ajo që na bëri të krenoheshim ishte pjesëmarrja e zv kryeministrit të Kosovës z. Fatmir Lima, zv ministri Diasporës së Kosovës, z. Afrim Bekteshi, zv min Jashtëm, Anton Berisha dhe i madhi Dom Lush Gjergji që mbajti meshën në të dy kishat si në Kroaci dhe Trevizo që njëkohësisht ishte dhe mik i ngushtë i Nënë Terezës dhe ka shkruar disa libra për veprat e saj. Këtë përurim madhështor e nderoi me pjesëmarrjen e tij i ardhur apostafat nga Amerika biznesmeni i njohur Ekrem Bardha si dhe nga Shqipëria ishte gazetarja Anduena Llabani, Ferdinand Samarxhiu. Nuk mund të le pa përmendur pjesëmarrjen e shumë emigrantëve nga Australia e largët Austria. I gjendur gjithmonë në këto përurime mbetet presidenti Shoqatës Iliria në Slloveni z. Heset Ahmeti ndërsa zonja Mardena Kelmendi kishte çuar përfaqësuesit e Shoqatës nga Trieste “Ecim së bashku”. Doja të falënderoja të gjithë të pranishmit dhe pjesëmarrësit në këtë event për solidaritetin dhe sidomos ideatorin dhe organizatorin kryesor zotin Bajram Deskun, donatorët që u prononcuan për realizimin e kësaj vepre të bukur që jo vetëm na preku por edhe na lumturoi, pasi tashmë ne emigrantët në Trevizo do ta kemi afër Nënën tonë të Madhe. Të pranishmit pas falënderimeve dhe gëzimit nuk mund të mos shprehnin indinjatën për mos përfaqësimin e shtetit shqiptar në këtë event kaq domethënës, kryesisht ndaj ministrit të Diasporës z. Pandeli Majko.