Albspirit

Media/News/Publishing

Puna dhe dashuria në horoskopin javor, 15-22 tetor 2018

Dashi

Qetësia do mbizotërojë gjate kësaj jave ne jetën tuaj. Ambienti në  çift do jetë i ngrohtë dhe nuk do keni për çfarë të qaheni. Do e mbështesni njëri-tjetrin për gjithçka. Ju beqarët do mbështeteni nga Venusi dhe do kenë surpriza mjaft të këndshme. Ka shumë gjasa që jeta juaj sentimentale të ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Nga ana tjetër me financat do keni probleme të vogla. Mos shpenzoni pa menduar më parë sa e kenë buxhetin sepse pamaturia mund t’iu sjelle probleme të mëdha. Shëndeti do jetë i mirë vetëm nëse ju nuk e teproni me ushqimin kalorik apo me ëmbëlsirat. Në jetën profesionale do i arrini objektivat dhe do merrni vendime të rëndësishme.

Demi

Mësoni të jeni të duruar dhe të keni më shumë besim tek vetja këtë javë. Për ju që jeni në një lidhje kjo ka për të qenë një periudhë e qëndrueshme dhe pa probleme serioze. Do i zgjidhni me qetësi edhe disa hatërmbetje të vjetra dhe do e pranoni se keni bërë gabime edhe ju. Nëse jeni beqarë do keni një javë të mbushur me takime shumë të bukura, të cilat do ua ndryshojnë jetën njëherë e mirë. Në planin financiar nuk do jeni të rrezikuar, megjithatë mirë është që të bëni llogari para se të shpenzoni. Shëndeti nuk do jete aspak i keq, përkundrazi do jeni më të qetë edhe nga nervat dhe do ndiheni më energjike. Sektori profesional do iu japë kënaqësi akoma më të mëdha sepse do përmbyllen me sukses edhe disa çështje të hershme.

Binjakët

Këtë javë do konkretizohen disa nga ëndrrat tuaja më të mëdha. Nëse jeni në një lidhje do i shprehni pafund ndjenjat dhe do arrini ta përmirësoni marrëdhënien që keni krijuar. Imagjinata nuk do ju mungojë asnjë ditë. Ju beqarët do jeni të parrezistueshem dhe do merrni propozime shumë interesante. Në vend që të mendoheni gjatë, më mirë të japin menjëherë përgjigje. Në planin financiar do i bëni me shumë kujdes llogaritë dhe nuk do hasni probleme. Edhe ju që keni pasur vështirësi së fundmi do filloni të ringrihen fale ndihmës së të afërmve. Shëndeti mund të ketë probleme nëse nuk bëni shumë kujdes. Në punë komunikimi, këmbëngulja dhe largpamësia do ju bëjë të arrini ato që doni.

Gaforrja

Dëgjojeni më shumë zemrën tuaj këtë javë dhe ndiqni intuitën pasi ato nuk do ju çojnë në drejtim të gabuar. Ju të dashuruarit do jeni akoma më shumë pasionantë dhe do e mbani në pëllëmbë të dorës atë që keni në krah. Nuk do mungojnë as surprizat nga ju dhe gjithashtu nga ai që keni në krah. Ju beqarët duhet të njihen më mirë me disa persona para se të japin fjalën. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe do arrini t’i shlyeni një e nga një të gjitha borxhet. Jupiteri do ju mbrojë nga çdo lloj problemi shëndetësor dhe do ndiheni plotësisht të qetë. Në pune do përfundojë periudha e vështirë dhe çdo gjë për ju do jetë më e lehtë për t’u arritur.

Luani

Këtë javë asgjë nuk do ju ecë mirë dhe do e humbisni tërësisht arsyen. Influenca e planetëve në planin sentimental të çifteve do jetë negative. Do përballeni me vështirësi dhe do debatoni fort. Ju beqarët do keni mjaft takime, por përsëri nuk do e takoni dot atë që keni ëndërruar prej kohësh. Nëse nuk ndiheni të sigurt mos krijoni kot së koti një lidhje. Në planin material do fillojë një periudhe mjaft pozitive. Do keni mundësi edhe të shpenzoni, por edhe të hiqni disa lek mënjanë. Shëndeti do jetë kryesisht i mirë, përveç ndonjë gripi sezonal. Konsumoni më shumë fruta dhe perime. Në punë do tregoheni më të hapur dhe do merrni iniciativa të reja. Dikush do iu bëjë një ofertë të cilën duhet ta mendoni njëherë.

Virgjëresha

Këtë jave nuk duhet të jeni të ashpër me veten tuaj dhe nuk duhet t’i tregoni askujt pikat e dobëta. Nëse keni një lidhje do jeni gjithë kohës në të njëjtën linje me partnerin dhe do bëni më të mirën për vazhdimësinë e lidhjes. Mes jush dhe atij që keni në krah nuk do lindin aspak mosmarrëveshje. Ju beqarët duhet të silleni sa më natyrshëm dhe të mos thurni gënjeshtra për të tërhequr dikë. Vetëm ashtu mund të keni mundësi të filloni një lidhje të qëndrueshme. Buxheti do përmirësohet goxha sepse më në fund do ju aprovohet një rritje page që keni kërkuar prej kohësh. Shëndeti nuk do ketë probleme të mëdha, megjithatë duhet të mësoni të menaxhoni stresin. Në pune do ketë goxha turbullira, po në fund të javës do arrini çdo gjë që keni dashur.

Peshorja

Nën influencën e madhe të Venusit këtë javë do kaloni momente intensive. Nëse keni një lidhje do jetoni gjithë kohës në një ambienti përherë pasionant. Mes jush dhe atij që keni në krah do ketë vetëm dashuri, respekt dhe ngrohtësi. Nëse jeni beqarë duhet të dilni e të njiheni me sa më shumë persona që të mundni sepse ashtu do mund të bëni më pas përzgjedhjen më të mirë. Yjet do e ndikojnë pozitivisht edhe sektorin financiar, por nëse ju shpenzoni pa kursim do vijë një moment kur situata do fillojë të bëhet problematike. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e përkryer. Herë pas here do ndiheni të lodhur e të këputur. Në punë do jeni gjithë kohës ambicioze dhe nuk do dorëzoheni përpara çdo lloj sfide.

Akrepi

Gjatë kësaj jave yjet do i keni në anën tuaj dhe ata d ju ndihmojnë të ecni në rrugën e duhur. Ju të dashuruarit do e çmoni më shumë atë që keni në krah dhe do i përkushtoheni më tepër. Nëse ai iu bën një propozim për të ardhmen mendohuni mirë para së të jepni çfarëdo lloj përgjigjeje. Me shpenzimet do tregoheni goxha të matur dhe kjo do iu ndihmojë ta stabilizoni buxhetin. Që shëndeti të jetë i mirë duhet të bëni pak më shumë aktivitet fizik dhe të ecni më tepër më këmbë. Kujdes më shumë duhet të bëni nga dielli i nxehtë. Në punë më në fund do i arrini të gjitha ambiciet që i kishit vëne vetes. Do keni sukses të garantuar dhe falë kësaj do ndiheni të plotësuar.

Shigjetari

Merrni jetën si t’iu vijë gjatë kësaj jave dhe mos mendoni aspak a ndryshoni atë. Kurrë mos kërkoni të jeni si të tjerët sepse vetë keni vlera fantastike. Për ju të dashuruarit komunikimi do jetë shumë i mire dhe nuk do lindin mosmarrëveshje për asgjë me partnerin. Po vazhduat me këtë sjellje do vazhdoni shumë gjatë bashke. Ju beqarët mund të keni edhe dashuri me shikim të pare në një moment aspak të imagjinuar. Bëjini sytë katër kudo qe do shkelni. Yjet do ua qartësojnë idetë në planin financiar dhe do jeni në gjendje të ndërmerrni hapat e duhura për ta mbajtur situatën ne kontroll. Shëndeti mund të ketë shqetësime nëse nuk ushqeheni si duhet dhe nëse e teproni me lodhjen. Në punë do merrni përgjigje pozitive për kërkesat e bëra dhe do ndiheni edhe më të frymëzuar për të ecur përpara.

Bricjapi

Këtë javë planetët do ju ndihmojnë të thurni planet e duhura dhe të keni sa më shumë arritje. Nëse jeni në një lidhje do i keni të gjitha mundësitë për ta përmirësuar situatën. Do jeni edhe më liberale ndaj partnerit dhe mund ta lini atë të shkojë në ndonjë udhëtim me miqtë e ngushtë. Ju beqarët do e keni ende të vështirë ta gjeni personin e zemrës dhe kjo do iu brengosë tej mase. Në planin financiar Mërkuri do ju bëjë shume më të logjikshëm dhe nuk do iu dalë asnjë e papritur e pakëndshme. Marsi do jetë ai që do favorizojë shëndetin e mirë. Edhe ata që kane pasur shqetësime nga stomaku do ndihen më të qetë. Në punë do jeni me fat dhe do i realizoni objektivat. Ata që punojnë në bankë do kenë ngritje në detyrë.

Ujori

Sido që t’iu vijnë punët gjatë kësaj jave, mundohuni t’iu tregoni të gjithëve se jeni të pamposhtur. Tensioni do e pushtojë këtë jave jetën tuaj në çift. Do kaloni një krizë të vështirë kështu që bëhuni gati. Mundohuni të toleroni pak më tepër nëse doni të vazhdoni të qëndroni bashkë. Ju beqarët do vini mbi gjithçka çështjet e zemrës. Priten takime emocionuese dhe mjaft interesante. Përfitoni nga ato. Në planin financiar duhet të tregoheni sa më të matur sepse një gabim i vogël do ua tronditë buxhetin. Shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë. Ata që kanë probleme me tensionin duhet të bëjnë një kontroll tek mjeku. Në punë do jeni plot energji dhe më në fund do filloni të realizoni projektet që kishit menduar.

Peshqit

Këtë javë duhet të filloni t’i mendoni gjërat ndryshe dhe të konkretizoni disa projekte. Për të dashuruarit do jetë javë e mbushur me peripeci. Do ju dalin probleme të njëpasnjëshme dhe të dy palët do e ngrini zërin më shumë nga sa duhet. Ju beqarët do jeni të gatshëm të joshni gjithë kohës dhe do tërhiqni pas vetes goxha persona. Të enjte ose të premte mund të filloni edhe një lidhje. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por as shumë i keq. Me një menaxhim të mirë do e mbani gjithë kohës situatën nën kontroll. Gjendja shëndetësore nuk do jetë ashtu si do kishit dashur. Mund të vuani nga ndonjë sëmundje kronike, do ndiheni të lodhur dhe pa fuqi. Në pune do hasni vështirësi dhe shpesh do ndiheni konfuzë.

Please follow and like us: