Emina Çunmulaj rrëfen si u njoh me bashkëshortin: Në takimin e parë më tha se vija era djathë
Si gjithmonë e thjeshtë, e çiltër dhe shumë gazmore, Emina Çunmulaj ka rrëfyer ato gjëra që nuk i dinim për të, por për të cilat publiku ka shumë kuriozitet. Ajo bën një jetë që çdokush do ta dëshironte, është nënë e dy vajzave dhe është lumturisht e martuar prej disa vitesh. Por, si u njoh Emina me bashkëshortin e saj Samin? Si i propozoi ai dhe si ia dha ajo lajmin e shtatzënisë? Në “Xing me Ermalin”, supermodelja ka shuar kuriozitetin e të gjithëve duke treguar disa detaje nga jeta e saj private, që nuk i kemi ditur.
Ajo rrëfeu se është njohur me bashkëshortin në Karaibe, ku ajo ishte me një mikun e saj grek dhe me familjen e tij, ndërsa Sami me shoqërinë. “U pamë në një restorant dhe ai ishte me një mikeshën e tij që ishte stiliste, të cilën unë e njihja nga revistat. Ishte data 1 janar, ne ishim duke folur për objektivat e vitit të ri dhe unë po thosha që doja të gjeja një partner atë vit. Papritur ai dhe mikesha e tij erdhën drejt nesh, pashë shokun tim që reagoi, e njihte pasi ai dhe familja e tij kishin punuar për të. Filloi t`i takonte të gjithë. Më jep dorën dhe mua dhe më pyet: ‘Je greke?’ Dhe unë si patriote krenare, ia kthej: ‘Jo, pse?’ dhe më thotë: ‘Sepse vjen era djathë”, ka treguar duke qeshur Emina.
Propozimin për martesë, ajo e ka marrë për ditëlindjen e saj të 30-të. “Isha me tuta nuk e prisja, po bëhej më i ndjeshëm se zakonisht nga apartamenti dukej pamja e hotelit të tij dhe më tha se nuk mund ta kishte ndërtuar atë pa mua dhe se donte që andej e tutje t`i ndërtonm të gjitha së bashku. Kur pashë unazën me diamant thashë ‘po’”, ka treguar ajo, sërish me humor.
Ndërsa lajmin e shtatzënisë ë parë, supermodelja ia ka dhënë bashkëshortit për ditëlindjen e tij, kur në një poster i kishte shkruar: “Gëzuar ditëlindjen babi i ardhshëm”./class/