PD: 534 drejtues të policisë, ish-punonjës të Sigurimit të Shtetit
Deputeti demokrat Gent Strazimiri, përmes një daljeje për mediat ka deklaruar sot se 534 drejtues të policisë së shtetit kanë qenë dikur punonjës të sigurimit.
Strazimiri deklaroi se është pikërisht kjo arsyeja e ndërprerjes së vetingut në polici, për të cilin u tha se do të kryhej brenda muajit shtator.
“Veting në polici nuk ka. 534 drejtues të policisë i kanë shërbyer sigurimit të shtetit, si oficerë, spiunë apo të dyja bashjë. Skandali po mbahet i fshehtë nga Fatmir Xhafaj, një ish hetues”, tha Strazimiri duke shtuar se sot në strukturat policore ka më shumë ish-punonjës të sigurimit, se sa kishte në vitin 1997.
Please follow and like us: