Albspirit

Media/News/Publishing

Aksionet e policisë, në pranga dhe vëllai i drejtorit të Transportit Rrugor

Pasi gazetari Basir Çollaku zbuloi arrestimin e vëllait të drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit të Transportit Rrugor, policia njoftoi dhe arrestimin e tij zyrtarisht. Policia e Tiranës ka arrestuar Altin Isaraj, vëllain e Arben Isarajt i cili është Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor. Arrestimi i tij u krye për ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Çollaku me herët, nga Facebook-u, shkruante se ndalimi i Isarajt është mbajtur i fshehur nga policia.

Ja çfarë shkruante gazetari:

Dite arrestimesh qe njoftohen me buje por ka dhe nga ato ndalim-arrestimet qe mbahen pak fshehur nga Forca e Ligjit. A eshte arrestuar dje ne Tirane, Altin Isaraj (vellai i Arben Isarajt) per armembajtje pa leje dhe 0.6 gram kokaine?!?!? A eshte derguar per mase sigurie arrest me burg kerkesa e prokurorise?!?! A e kane mbajtur fshehur policia sepse ka qene nderhyrje e madhe ??!. A ka nderhyrje per ta kthyer ne detyrim paraqitje me pretekstin se eshte i semure??!?! A ka pasur sukses nderhyrja ne prokurori ndonese ajo kerkon arrest me burg?!?! A ka pasur dhe ndalime te tjera te ngjashme keto dy muaj dhe eshte kerkuar detyrim paraqitje ?!?! A ka gjykates ish drejtues ne drejtesi per te bere nder Isarajt??” 

Please follow and like us: