Ina Zhupa: Paratë e pista nga bixhozi do pastrohen në fushën e ndërtimit
Në një deklaratë për mediat nga selia e Partisë Demokratike zëdhënsja Ina Zhupi ka akuzuar Edi Ramën se klientë të tij po pastrojnë paratë e bixhozit në fushën e ndërtimit.
“Kompanitë e lojërave të fatit, klientë të Edi Ramës po investojnë paratë e bixhozit në fushën e ndërtimit, po me lejen e Edi Ramës. Rasti më flagrant është ai i kompanisë Apex. Kopmania më e madhe e bixhozit në Shqipëri. Një nga aksionerët e kësaj kompanie Dajlan Avdija ka shitur aksionet e tij pak kohë para se Rama të deklaronte mbylljen e disa kategorive të lojërave të fatit.” deklaroi ajo.
Partia Demokratike publikoi kontratën e shitjes së 16% të aksioneve me vlerë 500 mijë euro nga klienti i Edi Ramës për partnerin e tij austriak . Zëdhënsja Ina Zhupa shtoi se paratë e bixhozit do përdoren nëfushën e ndërtimit.
Ajo shtoi se me tërheqjen nga biznesi i lojërave të fatit aktiviteti i Dajlan Avdisë do përqendrohet te ndërtimi, mjeti kryesor i pastrimit te parave te pista. Dajlan Avdia ka ne pronesi dy kompani ndertimi, te cilave iu jane dhene disa leje ndertimi , nga Edi Rama dhe Erion Veliaj ne qender te Tiranes dhe ne ish bllok. Brenda 7 muajsh ky biznesmen ka marre leje per 3 kulla gjigande.