“Kape peshqit e ngordhur”, Rama – Bashës: Shpif, shpif se lirohesh!
Kaluan vetëm pak minuta nga deklarata për mediat e kryedemokratit Lulzim Basha, ku ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Prokurorinë se po shkatërrojnë hetimet e dosjes së Vangjush Dakos me arrestimet e djeshme, dhe përgjigja e kreut të qeverisë nuk ka vonuar.
Duke i kujtuar Bashës “hesapet” që s’i ka larë akoma me drejtësinë e i shkaktojnë siklet, Rama i thotë: “Shpif shpif se lirohesh”.
“Shpif shpif se lirohesh, i thonë një llafi, po s’ka më peshk se rob jo e jo, që s’e ka marrë vesh se sulmet vulgare ndaj prokurorisë vijnë nga dhimbjet e forta të kokës për çështjet e hapura me drejtësinë! Lufta me krimin e me korrupsionin vetëm do të përshkallëzohet. Deri në fund”, shkruan kryeministri në Twitter.
Please follow and like us: