Trishtim i madh: Na ishte një herë Sinead O’Connor
Këngëtarja e famshme Sinead O’Connor është konvertuar në fenë islame. O’Connor, e cila në vitet e fundit ka pasur probleme me depresionin, probleme personale dhe maninë për të vrarë veten, ka njoftuar në Twitter që tani emri i saj do të jetë Shuhada’ Davitt. Dhe Shuhada skruan: “Jam krenare që tani jam bërë myslimane. Ky është perfundimi natyral i një udhëtimi të çdo teologu inteligjent. Studimet e të gjitha testeve islame i bëjnë të gjitha testet e tjera të kota. Më është vënë një tjetër emër, tani unë quhem Shuhada’”. Imazhin e profilit këngëtarja irlandeze e shoqëron me mbishkrimin, që e merr nga slogani i një mashkull të famshëm të sportit: ‘Vendos një hixhab, thjesht bëjë!”. Sinead O’Connor, 51 vjeç, që edhe vitin e kaluar kishte ndryshuar emrin e saj në Magda Davvit, ishte katolike dhe konvertimi i saj ka ngjallur polemika në një vend katolik si Irlanda dhe jo vetëm. Në vitet 90’ ajo u bë priftëreshë, por Kisha Katolike, nuk lejon që gratë të bëhen priftërinj dhe kështu nuk e njohu këtë ceremoni.