Albspirit

Media/News/Publishing

382 vite nga themelimi i universitetit prestigjioz “Harvard”

Harvardi është institucioni i parë amerikan i arsimit të lartë, që u themelua nga teologu protestant Xhon Harvard. Universiteti i Harvardit njihet si një ndër universitetet më prestigjioze në botë, e pikërisht sot, ky universitet shënon 382 vjetorin e themelimit.

Meqënëse themeluesi ishte teolog,  fillimisht qëllimi i këtij institucioni ishte edukimi dhe arsimimi i klerikëve. Në fillim ky institucion arsimor mbante emrin Kolegj, por në vitin 1639 mori emrin Harvard, në nderim të themeluesit të tij i cili një pjesë të pasurisë dhe bibliotekën e tij të pasur ia dhuroi këtij univerisiteti.

Ndër shqiptarët e parë që studiuan në Harvard, mendohet të jenë Fan Noli e Kostandin Tashko.

Ndërsa sot, në këtë universitet studiojnë mijëra studentë nga e gjithë bota në studimet bachelor, master e doktoraturë. Aktualisht, Harvardi bën pjesë në një nga tetë universitetet prestigjioze të botës.

Please follow and like us: