Bregdetarin e rrihte gruaja, merret në mbrojtje nga policia
Një 33-vjeçar ka kërkuar urdhër mbrojtje për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike që ka ushtruar gruaja e tij. Denoncimi është bërë një ditë më parë në policinë e Durrësit. Burimet zyrtare bëjnë me dije se një ditë më parë shtetasi A.N., është paraqitur në polici për të kërkuar ndihmë. Ai pretendon se ndihet i rrezikuar nga gruaja e tij dhe për pasojë ka kërkuar që të lëshohen një urdhër mbrojtje i menjëhershëm, në mënyrë që të mos i afrohet prej një distance të caktuar.
Please follow and like us: