Albspirit

Media/News/Publishing

Anullohen shembjet e shtëpive në Himarë, bie projekti i qeverisë

Nuk do të ketë prishje të shtëpive mbi 100 vjeçare në Himarë që ishin planifikuar të shkatërroheshin për të zbatuar projektin “Heimara e Re”, siç e ka emërtuar kryebashkiaku Gjergj Goro, përmes projektit “Rindërtimi Urban në Bashkinë e Himarës”.

Më 28 tetor 2016, banorëve të Himarës iu dërguan njoftimet ku u kërkohej të evakuonin shtëpitë e tyre, të cilat do të shembeshin si pjesë e një projekti zhvillimi. Sipas Kathimerini, pas kundërshtive të forta më shumë se dy vjeçare nga banorët dhe angazhimin e madh të Ambasadës së Greqisë në Tiranë si dhe mbështetjen e Greqisë, vendimi për planin e rikualifikimit urban të Himarës u anullua me vendim gjykate.

Vlen të theksohet se edhe Avokati i Popullit kishte konstatuar se ishim shkelur të drejtat e banorëve në hartimin dhe zbatimin e projektit. Pas disa orë diskutimesh është përgatitur një plani i ri që nuk do të prekë ndërtesat e vjetra të qendrës së Himarës. Në favor të draftit ka qenë shumica dërrmuese e banorëve, duke detyruar kryetarin e Bashkisë të firmosë përfundimisht mosshembjen e shtëpive të vjetra.

Çështja e prishjeve në Himarë ekspozon edhe njëherë paligjshmërinë dhe arbitraritetin me të cilin operon kjo qeveri. Ky rast përforcon edhe më shumë dyshimet se me të njëjtat standardet po veprohet edhe për zgjerimin e Unazës së Re, ku shkeljet janë denoncuar edhe publikisht. Ndryshimi është se banorët e Himarës patën mbështetjen e fortë të qeverisë greke, ndërsa banorët e Unazës së Re janë të vetëm përballë policisë dhe qeverisë që i sodit nga larg.

http://www.kathimerini.gr/998104/article/epikairothta/ellada/akyrwnontai…

Please follow and like us: