Fajon: Kosova e meriton liberalizimin e vizave!
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Liberalizmin e Vizave Tanja Fajon deklaroi se Kosova ka përmbushur kushtet dhe se qytetarët e kosovarë e meritojnë linberalizimin e vizave. Raportuesja e PE, Tanja Fajon, teksa ishte prezente në panelin e konferencës BE-ja dhe Ballkani Perëndimor që u zhvillua në Brukesel, u shpreh gjithashtu e zhgënjyer me mungesën e vullnetit të vendeve të BE për liberalizimin e vizave me kosovarët. “Unë jam e hidhëruar dhe e zhgënjyer, pasi Kosova i ka përmbushur kushtet… qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizmin e vizave, sepse ata e kanë bërë punën e tyre. Ne si institucione të BE-së kemi bërë shumë presion te kosovarët që ata të përmbushin kërkesat, ato janë përmbushur dhe komisioni e ka pranuar këtë. Sa i përket institucioneve të BE-së Kosova e ka dritën e gjelbër tash kjo është në dorën e qeverive të BE-së”, tha ajo. Më tej, ajo tha se në emër të parlamentit së bashku me eurodeputetin Kukan do të shkruajnë një letër, përmes së cilës do të kërkohet nga vendet anëtare që të kalojnë liberalizimin e vizave për kosovarët. Ajo specifikoi Gjermaninë dhe Francën si dy vende kyçe, ku procesi i lberalizimit është bllokuar. Ajo specifikoi se presidenca austriake nuk do ta ketë në agjendë çështjen e liberalizimit të vizave, përderisa këtë nuk pritet ta bëjë as presidenca rumune 2019-20. “Do të thotë jemi duke humbur shumë kohë”. “Unë do ta ngre këtë çështje në Komisionin Evropian dhe tek qeveritë e vendeve anëtare. Ata nuk kanë mundur ta realizojnë premtimin dhe do të bëjmë presion të vazhdueshëm”, theksoi Fajon.