Albspirit

Media/News/Publishing

Instituti Kulinar Neranxi mbështet nismat humanitare dhe këtë radhe me OSAAB për Foshnjat e Braktisura

Instituti Kulinar Neranxi, IKN,  i bashkëngjitur gjithmonë nismave sociale dhe ka politika permanente mbështeteshe për grupe interesi ne nevoje. Nuk janë te pakte studentet e IKN-se qe gezojne bursa mbështeteshe për te kryer studimet e Kulinarise dhe nuk kane munguar asnjë here iniciativat e zhvillimit te kulturës kulinare pranë njerëzve ne shërbim te tyre duke u sponsorizuar totalisht nga Kompania Mëmë Neranxi.

Sot Instituti Kulinar Neranxi mbështeti për te di-satin vit radhazi  OSAAB (Organizatën për Mbështetjen e Foshnjave te Braktisura ne Shqipëri) ne organizimin e edicionit te 18-te te INTERANTIONAL HOLIDAY BAZAAR qe realizohet si çdo vit ne ambientet e Hotel Rogner.

Sot pastiçerët e Institutit Kulinar Neranxi edhe për këtë aktivitet përgatiten Shtëpi Biskotash (Gingerbread Houses) te cilat u dekoruan, nen instruksionet e docentit italian te IKN-se Onofrio Campobello, nga presidentja e organizatës OSAAB Claudia Janiszewksi dhe anëtaret vullnetare te kësaj organizate ndërkombëtare, te cilat janë kryesisht zonjat e diplomateve te huaj ne Shqipëri dhe nuk mungojnë edhe bashkëshorte te ambasadoreve te huaj ne Shqipëri, por edhe vullnetare shqiptare anëtare te kësaj organizate.

Sot ne dekorimin e Shtëpive Biskota ne laboratorin e Pasticersie se te IKN-se ishin zonjat Mira Asllani, Golbarg Amini, Rubby Calumbiran, Sahar Abassi, Patrizia Bracci, Malika Elassili, Lorraine Johnson, Teresa Paratore, Gloria Barbesta, Sue Young dhe zoterinte Steve Jones dhe Genci Dautaj.

Shtepite prej Biskote qe o dekoruan me një entuziazëm te harreshem na te gjithë pjesëmarrësit qe dekoruan secili nga një shtëpi te tille simbolike, do te shiten dhe fitimet do te shkojnë për Projektin “Angel’s Cradle” qe kujdeset për foshnjat qe braktisen nga nenat qe ne maternitet ose shpeshherë edhe ne rruge.

Instituti Kulinar Neranxi i bashkëngjitet kësaj iniciative humanitare e cila synon ne mënyre simbolike tu ofroje ngrohtësi këtyre qenieve fatkeqe dhe ti ofrohet baza e një jete normale si te gjithë te tjerëve.

Ejani te djelen date 9 Dhjetor nga ora 11.00 deri 16.00 ne Hotel Rogner Tirane te merrni pjese dhe te jepni dhe ju kontributin tuaj për këtë kauze kaq te ndjeshme. Sillni me vete femijet dhe aparatin Fotografik sepse Babagjyshi po ju pret! Hyrja Falas.

Please follow and like us: