Albspirit

Media/News/Publishing

Shkarkohet Jose Mourinho

Mourinho është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit në sezonin e tij të tretë me klubin anglez, pas disfatës kundër Liverpoolit me rezultat 3-1 në fundjavë, raporton Gazeta Express. Në 144 ndeshje me “Djajtë e kuq”, Mourinho i ka arritur 84 fitore, 32 barazime , 28 humbje, me më një përqindje prej 58.3 fitoreje. Në sezonin e tij të parë me Manchester Unitedin, Mourinho i fitoi tre tituj: Evropa Ligë, League Cup dhe Community Shield. Sezonin e kaluar, të dytin për të, ai nuk arriti të fitojë asnjë titull me klubin e tij. Mirëpo, ky sezon ka qenë mjaft zhgënjyes për Manchester Unitedin, pasi që ata tashmë janë 19 pikë prapa liderëve, Liverpoolit, dhe kjo gjë ka bërë që ai të shkarkohet nga pozita e trajnerit pas dy viteve e gjysmë në këtë pozitë. Sipas gazetarit të afërt me Mourinhon, Duncan Castles, Mourinho i përfiton  26.7 milionë euro si dëmshpërblim për këtë shkarkim. Nëse klubi do të kishte pritur deri sa të bëhej e pamundur për “Djajtë e kuq” ta zënë një vend në top katërshe, klubi do t’ia kishte paguar 6.7 milionë euro më pak, 20 milionë. Drejtuesit i klubit i kanë shkarkuar nga puna edhe dy trajnerët paraprakë, David Moyes dhe Louis van Gaal. Tani, pas shkarkimit të Mourinhos, do të thotë se asnjë trajner i emëruar në këtë pozitë pas largimit të Sir Alex Fergusonit nuk do ta ketë përfunduar kontratën e tij me klubin. Në anën tjetër, Mourinho është përballur me shkarkim edhe tri herë të tjera gjatë karrierës së tij si trajneri, dy herë është shkarkuar nga Chelsea, ndërsa një herë nga Real Madridi.

Please follow and like us: