Albspirit

Media/News/Publishing

Bislim Ahmetaj: Janari i 2019 dhe gjithë ky vit do jetë viti i Ndryshimit të Madh

Miqtë e mi të pafundëm!

Të drejtëpërdrejtë apo të teknologjisë, në Shqipëri dhe kudo që jetoni në trojet Ilire apo vendet ku ju ka vendosur fati dhe rrethanat.

Urimi im për Vitin 2019 është i thjeshtë. Mos i lakmoni pasurisë, lakmojeni dhe kërkojeni dijen. Unë e di që edhe dija kushton por kurrë më shumë se injoranca. Injoranca vret të sotmen dhe të ardhmen, tonën dhe të fëmijëve tanë. Drita që vjen nga dija e vërbon errësirën që prodhon injoranca.

Ky fund viti ka ngjallur shpresë, besim dhe njëkohësisht edhe veprim për Ndryshimin e Madh për të cilin ka nevojë vendi. Atë shpresë e pashë në sytë e dritës, në sytë e dijes, në sytë e të ardhmes, në sytë e studentëve që z’gjuan përgjumjen e ndërgjegjës qytetarë për të mos u nënshtruar ndaj padrejtësive, përçmimit dhe arrogancës.

Fishekzjarret që u ndaluan të përdoren në këtë fundviti nga qeveria e radhës u ndezën në mes të Dhjetorit nga studentët e universitete publike të Shqipërisë. Janari i 2019-ës dhe gjithë ky vit do jetë viti i Ndryshimit të Madh.

Viti “Made in TRUMP-ALBANIA” GËZUAR SHQIPTARË TË DRITËS DHE TË DIJES, GËZUAR STUDENTË QË NDEZËT FLAKËN E PROTESTËS DHE SHPRESËS.

GËZUAR NJERËZ TË LIRË TË ATDHEUT.

Bislim Ahmetaj, KRYETAR i Grupimit ‘Dhjetor ’90’.

Please follow and like us: