Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Jemi duke “goditur” komplotin Veliaj-Xhafaj

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me gazetarë u pyet nëse ndryshimet në qeveri ishin bërë për të qetësuar klanet brenda Partisë Socialiste, si dhe për një pakt midis kryebashkiakut të Tiranë, Erion Veliaj dhe Fatmir Xhafajt kur ishte ministër i Brendshëm për të goditur elementë brenda PS-së nga Policia e Shtetit si kryebashkiaku i Durrësit. Rama zgjodhi një përgjigje të gjatë ironike për “komplotistët” së Veliaj dhe Xhafaj.

Gazetari: Z.Rama, a ishin ndryshimet në qeveri për të qetësuar përplasjet brenda klaneve brenda Partisë Socialiste dhe a kishte një pakt midis kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ministrit Fatmir Xhafaj për të goditur elementë të Partisë Socialiste nëpërmjet Policisë së Shtetit, siç ndodh me rastin e zt.Ndoka dhe kryetarit të Bashkisë së Durrësit.

RamaPër sa i përket konspiracionit, është e vërtetë. Ka një komplot dhe unë jam shumë i shqetësuar për këtë komplot. Është një lëvizje konspirative që synon jo vetëm ato që thatë ju por edhe gjëra shumë më të rënda që nuk mund t’i ndaj dot me ju. Jemi duke menduar për një gjyq popullor dhe për dënime shumë të rënda, internime, punë të detyruar dhe nuk diskutohet që koka e këtij komploti është kryetari i bashkisë së Tiranës. Është e qartë tani për mua që ai është në krye të këtij komploti. Pa diskutim i mbështetur fuqimisht nga ish-ministri i Brendshëm. Ka edhe të tjerë por nuk mund tua them dot. Ne po hetojmë për këto lidhje. Dyshohet shumë edhe për përfshirjen e institucioneve të tjera në këtë konspiracion. Ka të dhëna edhe për një studim shkencor të Monika Kryemadhit për të realizuar me sukses të një goditje fatale ndaj qeverisë. Më vjen shumë keq që më kapët gafil, por jam i detyruar ta pranoj. Ju siguroj që ky grup armiqësor nuk e ka të gjatë.  Erion Veliaj mund të dalë në tv sa të dojë, mund të mbjellë pemë por një ditë në një nga ato pemë do të varet si shembull, si shembull që në këtë parti grupet armiqësore do të marrin goditjen e duhur. Nuk diskutohet. Kjo do të pasqyrohet në veprën time 21-të dhe një kopje të veprës do t’ua dedikoj ju të News 24.

Please follow and like us: