Albspirit

Media/News/Publishing

Vera Kurti: Sonte…

 

 

Sonte,

desha të bëhem shpirt

e të vij pranë teje

po shpirti më është mek

prej mungesës tënde

dhe drita e syrit

si drita e kandilit

ka fillu me u tret

ka mbet veç malli

shtylla ku mbështetem

derisa një ditë

të shembem

e pranë teje

të prehem…

Please follow and like us: