Pedagogët e Shkencave Sociale mbështesin protestën e studentëve, të rrëzohet ligji
Asambleja e Stafit Akademik të Fakultetit të Shkencave Sociale shpreh mbështetjen për kërkesat e studentëve, ndërsa kërkojnë edhe shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë. Kjo Asamble që përfshin stafin akademik të këtij fakulteti, i kërkon Senatit të Universitetit të Tiranës që të shprehet qartë në lidhje me ligjin e arsimit të lartë, kërkesë e cila u drejtohet edhe Asambleve të fakulteteve të tjera jo vetëm në Tiranë por edhe në rrethe. Pedagogët e Shkencave Sociale thonë se hedhin poshtë çdo nen ligjor që cenon autonominë universitare dhe lirinë akademike.
Please follow and like us: