Nishani zgjidhet kreu i Këshillit të PD, konfirmohen Spaho dhe Paloka
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka pranuar të gjitha propozimet e bëra publike një ditë më parë. Ish-presidenti Bujar Nishani është zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar PD. Halim Kosova është zgjedhur si kreu i Komisionit të Integritetit Etikës në PD; Jemin Gjana si kryetar i Komisionit Zgjedhor; Arben Ristani zgjidhet kreu i Komisionit të Apelimit; Alfred Rushaj zgjidhet kreu i Bordit Financiar.
Postet që janë zgjedhur deri më tani në mbledhjen e PD
Kryetar i Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani
Kryetari i Komisionit të Integritetit dhe Etikës, Halim Kosova.
Kryetar i Komisionit Zgjedhor Jemin Gjana.
Kryetar i Komisionit të Apelimit, Arben Ristani,
Kryetar i Bordit Financiar Alfred Rushaj.
Nënkryetar të PD:
Edi Paloka
Edmond Spaho