Albspirit

Media/News/Publishing

Gjendje alarmante dhe e rrezikshme për fshatrat e “Malësisë së Gollakut”

 

Vesel Sabedini, Mësues i Popullit

 

Gjendje alarmante dhe e rrezikshme për zonën e “Malësisë së Gollakut” që përfshin fshatrat Qarr, Suharne, Pribovec, Zarbince, Ramnabuqe dhe Novosellë. Banorët e këtyre fshatrave kanë mbetur nën mëshirën e Zotit sepse janë izoluar nga dëbora e reshjet e shumta dhe rrugët e tyre janë të bllokuara. Pushteti lokal nuk ka ndërhyrë që t’i zhbllokojë këto fshatra. Fshatarët jetojnë në kushte të vështira ekonomike, pa rrugë, pa shërbim shëndetësor, pa gjithçka, ato shtrihen në lartësitë mbidetare 800 deri ne 1000 metra. Bagëtitë e tyre nëse zgjat kjo gjendje kësisoj do të mbesin pa ushqim, pa ujë sepse puset janë të ngrira nga acari, pa mjekë, me fëmijë të sëmurë nga gripi. Për të ardhur deri te mjeku banorëve iu duhet të kalojnë shumë kilometra. Deputeti i zonës duhet ta alarmojë këtë situatë të vështirë të këtyre fshatrave spese në të kundërt mund ta pësojnë edhe banorët, edhe kafshët e tyre. Një falenderim për kryetarin e komunës së Dardanë-Kamenicës që rregullisht e mirëmban rrugën gjatë këtyre ditëve të vëshira; si kryetar po i përmbush premtimet që i dha për këtë zonë malësore të Gollakut.

Please follow and like us: