Albspirit

Media/News/Publishing

Selimllari në Institutin Kulinar Neranxi për të garantuar të ardhmen për një djalë rom

Missi i pare shqiptar e cila ka mbetur ne memorien e shqiptareve si vajza qe hapi siparin e kësaj kulture te re te se bukures ne Shqipërinë e sapo hapur ndaj demokracisë, tashme pervec te tjerave, merret edhe me iniciativa humane ne ndihme te te vobektëve.

Ne emisionin e saj televiziv pagëzuar “Ma jep Dorën” qe po e realizon me grupin e saj te produksionit dhe qe do shfaq ne Ora News, Missi i përhershëm Selimllari nuk synon thjesht te ndihmoje njerëz, vecanerisht te rinj ne nevoje, ajo ideon një te ardhme dinjitoze te tyre.

Me mbështetje te shkollave profesionale ajo synon tu ofroje këtyre te rinjve kualifikim profesional qe nesër ata te jene te afte te përballen me jetën ne mënyren me dinjitoze.

Ne mënyre konkrete me mbështetjen e Kompanisë Neranxi dhe Bashkisë Tirane, Valbona Selimllari se bashku me Klevis Berishen, një i ri nga Komuniteti Rom, vizituan ambientet e Institutit Kulinar Neranxi për ti mundësuar këtij te riu realizimin falas te kësaj shkolle profesionale.

Drejtoresha e Institutit Kulinar Neranxi, Elona Rrapaj, nen drejtori Arben Senoimeri, priten zonjën Valbona Selimllari se bashku me drejtorin e formimit profesional dhe ceshtjeve sociale te Bashkisë Tirane dhe kryhen formalitetet për regjistrimin e këtij te riu nga Komuniteti Rom.

Zonjës Selimllari ju premtua se i riu Klevis Berisha do kryeje falas kursin 6 mujor te Kuzhines profesionale dhe se kompania Neranxi do e ndihmoje qe pas diplomimit, atij ti ofrohen mundësi punësimi tek partneret e saj te biznesit.

Pas xhirimeve te duhura ne Institutin Kulinar Neranxi për emisionin e saj dhe me një thjeshtësi njerëzore simpatike qe i shkon një zonje te bukur, pas shume selfieve me shume nga nxënësit e docente te shkollës se kuzhinës, Sellimllari u largua për te shkuar ne një shkolle tjetër profesionale dhe ti ofronte te njejten mbështetjeje një te riu tjetër Rom.

Keto histori njerëzore do ti ndiqni ne emisionin e saj “Ma jep Dorën” qe do te trasmetohet se shpejti ne Ora News dhe thjeshtësinë e këtij Miss-i shqiptar do e shikoni ne konturet e një zonje humane qe u gjendet njerëzve ne nevoje duke u garantuar një profesion te ri per një te ardhme dinjitoze.

Klevis Berisha ne saje te mbeshtetjes se saj dhe Institutit Kulinar Neranxi do te behet chef profesional i kunzhines cilesore. kjo rruge e re e tij sapo ka filluar.

 

Please follow and like us: