Albspirit

Media/News/Publishing

Shqipëria heq vizat me El Salvadorin

Hiqen vizat me shtetin e El Salvadorit, për mbajtësit e pasaportave diplomatike, atyre zyrtare, të shërbimit dhe të zakonshme. Në mbështetje ligjit “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave miratoi marrëveshjen, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj të Republikës së El Salvadorit, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare, të shërbimit dhe të zakonshme. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Please follow and like us: