Albspirit

Media/News/Publishing

Demokristianët bëhen bashkë në një parti

Krerët e Aleancës Demokristiane dhe Bashkimit Demokristian vendosën të bashkojnë forcat politike që drejtojnë, me synim rritjen e elektoratit që përfaqësojnë. Zef Bushati akuzoi dy forcat kryesore politike se me ligjin zgjedhor po shkelin Kushtetutën. “Është një Kod Zgjedhor antikushtetues, shkel nenin që i jep të drejtën e barazisë zgjedhore të gjitha subjekteve politike. Të gjitha partitë që ata i quajnë parti të vogla janë të diskriminuara nga partitë e mëdha, PD dhe PD nëpërmjet këtij ligji zgjedhor, i cili nuk ka barazi dhe diskriminon”,- tha Bushati. Ndërkohë që Eduard Ndocaj theksoi rëndësinë e firmosjes së aktit të bashkimit të dy partive. “Të bashkohemi, të mos jemi vetëm një sigël dhe një vulë por të jemi përfaqësues të denjë për të ardhmen e demokracisë. Vendi ynë është në Bashkimin Europian”,- u shpreh Ndocaj. Deri pak kohë më parë dy partitë ishin të ndara në aleanca të ndryshme politike, partia e Zef Bushatit me të mjatët ndërsa ajo e Eduard Ndocajt, ishte pjesë e opozitës. Partia e re do të quhet Aleanca Demokristiane, por krerët e saj nuk bënë të ditur se me kë do të bëjnë aleancë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Please follow and like us: