+18/Plumb pas koke: Momenti kur pedofilët Wadah dhe Mohamed ekzekutohen në publik
Ky është momenti kur në Jemen ekzekutohen dy persona pasi kishin rrëmbyer, përdhunuar dhe më pas vrarë një djalosh 12-vjeçar. Wadah Refat, 28 vjeç dhe Mohamed Khaled, 31 vjeç, u dënuan për përdhunimin dhe vrsjen e Mohamed Saad në maj të vitit të shkuar.
Qindra qytetarë ishin mbledhur në qytetin port Aden për të parë ekzekutimin. Djali po luante pranë shtëpisë kur dy personat e rrëmbyen dhe e përdhunuan. Pas përdhunimit, për shkak se nuk e ndalnin djalin që po qante dhe thërriste për ndihmë, njëri rrëmbeu një thikë dhe ia preu fytin. Një grua 33-vjeçare është dënuar me vdekje pasi ka ndihmuar dy autorët e vrasjes që të copëtonin trupin e djalit. Gruaja nuk është ekzekutuar akoma pasi është shtatzënë. Jemeni njihet për numrin e lartë të ekzekutimeve. Zakonisht personat e dënuar ekzekutohen nga ushtria me plumb pas koke.