Qeveria këputet në b…th, rrit pagën minimale me 2 mijë lekë
Qeveria miratoi në mbledhjen e sotme propozimin rritjen e pagës minimale. Paga minimale rritet nga 24.000 mijë lekë në muaj, në 26.000 lekë, sipas vendimit të qeverisë propozuar nga ministri i Financave Arben Ahmetaj. Në llogaritje orare, me vendimin e ri, paga minimale rritet në 149 lekë në 1 orë, nga 138 lekë në 1 orë që është aktualisht me vendimin e Këshillit të Ministrave të 3 majit 2017. Rritjen e pagës minimale në 26.000 lekë, e njoftoi edhe më herët ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj teksa prezantoi buxhetin për vitin e ardhshëm. Në vendimin e miratuar këtë të mërkurë nga këshilli i Ministrave dhe që i fillon efektet nga data 1 janar 2019, thuhet:
- Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë.
- Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.
- Paga bazë minimale orare të jetë 149 (njëqind e dyzet e nëntë) lekë.
- Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.
- Vendimi nr.399, datë 3.5.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.
- Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2019.
Please follow and like us: