Ylli Xhaferri: LIRIKË MUZGU ME DET
takimin e fundit e patëm atje, ku dhe nisën
në muzg, te deti…çudi, krejt m’u duk tjetër
mes dallgëve farkë e diellit shuante rrezet
ku lëmsh i prushtë pik në ujë si lot i ndezur
të heshtur, ballë për ballë, si nëpër novela
ti, si pikëçuditëse, diellin në mes e preve
një hëna e artë si pikëpyetje lëvarej qiellit
valët si për inat në breg putheshin me dhele
ike nëpër mug, le pas, si hije, silueten tënde
dallgët në çast gjurmët prej rëre t’i shuante
përhiteshe nëpër muzg si enigmë e rremë
mua sërish të nesërëmen, dielli do më puthte
ai breg deti, i njëjti diell që ka rënë në rutinë
sonte më shkërmoq kujtime shegësh të kuqe
e harruara siluetë jotja, tinëzisht m’u shkrua
sa asaj ditë dhe sot, s’e shmpleks dot habinë
Please follow and like us: