Albspirit

Media/News/Publishing

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, promovohet gjuha dhe kultura shqipe

Regina- Saskatchewan Kanada/Regina sapo përuroi Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, ditë kjo e specifikuar nga UNESCO. Shoqata Multilinguale e Reginës (Regina Multilingual Association) dhe Saskatchewan, organizatuan “For Heritage Language”, një event ku morën pjesë 20 kombësi të ndryshme. Sigurisht që edhe shqiptarët ishin pjesëmarrës të këtij aktiviteti duke u përfaqësuar nga Grupi i Valltareve, e cila bëri një paraqitje të shkëlqyer duke ekzekutuar vallen e Tropojës. Falenderimet u takojnë mësueseve të palodhshme si Shqipe Kozmaqi, Makfire Neziri dhe Sidorelë Metolli, që u përkujdesën dhe i kushtuan shumë kohë studentëve të tyre në mënyrë që performanca e tyre të ishte sa më solide. Një vend të posaçëm u takon; kryesisë së Shoqatës “Iliria” dhe kryetarin Lejdi Ago, prindërit e fëmijëve, pa ndihmën e të cilëve nj` sukses i këtillë do të ishte i paimagjinueshëm. Të pranishëm kanë qenë përfaqesues të Qeverisë Federale, Qeverisë së Saskatcheëan, Bashkisë Regina dhe drejtues të organizatave që kanë si qëllim promovimin dhe ruajtjen e gjuhës dhe kulturave të ndryshme! Grupi i Valltereve dhe stafi, patën rastin të takohem me Ministrin e Sigurisë Publike (Public Safety Minister) i cili u shprehu mirënjohen për pjesëmarrjen. Ajdin Kozmaqi, i kontaktuar nga Albanian Montreal Press, ndau me ne kënaqësinë e përfaqësimit të Shqipërisë. Ai u shpreh i lumtur për fëmijët me të cilët në mënyrën më të mirë të mundshme janë duke afirmuar dhe promovuar vlerat dhe traditat tona këtu në Saskatchewan,askush nuk mund ta bëjë më mirë se sa këto shqiponja të vogla./Albanian Montreal Press/

Please follow and like us: