Ilir Levonja: Happy Valentines day, thu-thu!
Kur Edi Rama bënte thu-thu nëpër ekrane, shqiptarët gajaseshin. Sidomos shqiptarët rilindas dhe ata me bindje komuniste. Kjo një përzirje perfekte sojesh që sado flasin për vetting a spark, prapë dosjet nuk kanë për t’i hapur. Në burg për dëme të pallogaritshme ekonomike askush nuk ka për të shkuar, për thellimin a dasimet klasore kërkush nuk është përgjegjës.
Dhe për më keq, për këtë pesimizëm social pak kush do të ndjejë përgjegjësi. Janë të gjithë kundër të gjithëve dhe shoqëria kundër vetvetes. Eshtë një nga ato periudhat e mirë standartizuar midis debatikasve, pionerëve të Enverit dhe Sigurimit të Shtetit. Ai që leu me bojë sot Edi Ramën nuk bën përjashtim, por në atë sinqeritetin nopran kur u thotë gazetarëve pak a shumë se nuk më bëhet vonë për ato përjashtimet e Ruçit, ne jemi sot një parlament që na ka përjashtuar populli.
Në fakt një sinqeritet i mirëfilltë prej deputetit Edi Paloka do ishte të thoshte që, na ka përjashtuar koha. Megjithatë si një viktimë e bulizmit parlamentar ai sot kishte të drejtën legjitime të lyente me bojë jo vetëm Edi Ramën, por edhe ata në krah të tij, sidomos atë nga e majta e kryeministrit, Spiropalin a Spiroramën. Mëkatet nuk bëhen vetëm në një qeverisje.
Shkurt Rama sot ishte një viktimë e bulzmit të tij. Dhe sigurisht që nuk do vëri mëndt. Bulizmi ekziston në masë tek moshat shkollore. Dhe pakësohet kur këto mosha piqen, kapin atë stadin e pjekurisë. Shumë nga ata gangot e bankave të shkollës që e planifikon ditën se kë të fyejnë sot, a kë të rrahin nesër, koha ka vërtetuar se janë në masë prindër të dështuar a kuadro intrigantë, dyshues dhe paragjykues. Fuqia buliste është vrastare për faktin se synon ato objekte njerëzore me mangësi në pamje. Gjërat që njeriu i vuan dhe jeton me atë panikun se mos të tjerët ia përmendin.
Me sa duket Edi Rama dhe ata që ka në krah nuk janë rritur akoma. Dhe kush ka pak memorie, kush ka pak njohuri sipas të gjitha gjasave nga ndodhitë me batuta a vështrime vëngër, anash, nga lart, nuk e ka të vështirë të kuptoj se Rama duhet të ketë qënë një kryebulist në etapat shkollore. Në atë kolltuk ku ai ndodhej sot, kanë qënë ulur plot kryeministra të tjerë. Plot… por kërkush nuk ka merituar si ky bojë, vezë, stilolapsa, pështyma etj. Përkundër natyrës sime, kjo boja e sotme qe një kartolinë e merituar, një trëndafil blu për të të thënë Happy Valentines day mister Thu-thu. Babai i sojit që po shpërfytyron Shqipërinë dhe shqiptarët, sojit snob bulist e dështak.