Albspirit

Media/News/Publishing

Deputeti Agron Shehaj flet për median italiane: Protesta shqiptare si e Venezuelës

Deputeti i PD Agron Shehaj foli për mediat italiane pas protestës popullore të thirrur dje nga opozita shqiptare.

Në një prononcim për ‘Radio popolare’ ne Milano, Shehaj tha se protesta u mbështet nga qytetarët ne masivitet aq sa detyroi kreun e qeverisë të bëjë antimiting në Vlorë, njësoj si diktatori i Venezuelës Maduro.

Shehaj tha me tej se protestat do të vazhdojë deri në rrëzimin e sistemit të korruptuar që mbizotëron sot në Shqipëri.

‘Ishte një protestë e thirrur nga qendra e djathtë ne Shqipëri që u kthye ne protestë popullore kur korrupsionit gjigant që ka në vend. Një rast i fundit u faktua se si 30 milionë euro u vodhën me një skemë kompanie fantazmë ofshore e krijuar pak muaj më parë në shtetin amerikan të Delaware. Se dy është faktuar se ne zgjedhjet e fundit janë përdorur banka kriminale nga pushteti për të bërë vota.

Protesta ngjan me situatën në Venezuelë sepse kreu i qeverisë organizoi një anti miting në jug ne vendit, në Vlorë për t’ju përgjigjur protestës popullore në kryeqytet. Protestat do te vazhdojnë. E ardhshmja do të jetë ditë e ente’, tha Shehaj.

Please follow and like us: