Jahja Lluka: Kosova dikur ishte vetëm një ëndërr, sot është një realitet
Dikur ishte e pamundur të mendojmë se e nesërmja do të jetë më e mirë, por na mbajti shpresa dhe fryma atdhetare. Kosova sot është e pavaur dhe po rritet dita ditës, një shtet i ri në Europë, me një komb më të lashtë sesa vetë lashtësia.
Dikur na mbajti buka dhe lotët, sot ne po i tregojmë botës vlerat tona të shumta, pa të cilat s’do ekzistonte as civilizimi perëndimor. Eksode masive, vrajse, dhunime, burgosje, tortura, nuk u ndalën përgjatë një shekulli, regjimi serb donte t’i çrrënjoste shqiptarët nga toka nanë, dhe jo vetëm qëllimi ishte që qenia shqiptare të zhdukej nga planeti Tokë.
Nënat shqiptare, përkunden djepat dhe rritën fëmijët me dashurinë ndaj atdheut. Nënat shqiptare linden trima për ta mbrojtur atdheun, ruajtën nderin dhe pragun edhe pse fati i tyre shpesh ishte i trishtë, ato ishin dhe do mbeten hyjnoret tona, andaj në këtë përvjetor të 11 të Pavarësisë së Kosovës, propozoj që në shenjë nderimi për sakrificën dhe vuajtjet e Nënës Shqiptare, e cila ishte shtylla mbrojtëse e pragut dhe popullit shqiptar përgjatë shekujve, të inaugurohet një Memorial i “Nënës Shqiptare”, në kryeqytetin e Kosovës.
Populli shqiptar i Kosovës, përgjatë një shekulli rezistencë nga regjimi dhe pushtimi serbo-sllavë, e shkroi lirnë e tij me gjak, me vuajtje dhe sakrificë. Ishte dëshira e madhe për liri dhe vullneti i këtij populli që ngriti para botës çështjen e tij fundamentale, për të mos u nënshtruar dhe për të jetuar i barabartë me të gjithë popujt tjerë të botës së qytetëruar. Edhe pse kushtet dhe presioni nga regjimi serb ishin ç’njerëzore, ai nuk arriti ta ndali frymën kombëtare, andrrën e madhe për pavarësi dhe jetë të dinjitetshme në atdheun që lëngonte nga vuajtjet.
Eksode masive, vrajse, dhunime, burgosje, tortura, nuk u ndalën përgjatë një shekulli, regjimi serb donte t’i çrrënjoste shqiptarët nga toka nanë, dhe jo vetëm qëllimi ishte që qenia shqiptare të zhdukej nga planeti Tokë.
Në këto kushte ç’njerëzore, pushtim pas pushtimi, çdo popull tjetër nuk do të ekzitonte më, por populli ynë u unikifua për të mirën e përgjithshme dhe brezave që do vijnë. Meritat më të mëdha për kauzën e popullit shqiptar i kanë nënat shqiptare.
Nënat shqiptare, përkunden djepat dhe rritën fëmijët me dashurinë ndaj atdheut. Nënat shqiptare linden trima për ta mbrojtur atdheun, ruajtën nderin dhe pragun edhe pse fati i tyre shpesh ishte i trishtë, ato ishin dhe do mbeten hyjnoret tona, andaj në këtë përvjetor të 11 të Pavarësisë së Kosovës, propozoj që në shenjë nderimi për sakrificën dhe vuajtjet e Nënës Shqiptare, e cila ishte shtylla mbrojtëse e pragut dhe popullit shqiptar përgjatë shekujve, të inaugurohet një Memorial i “Nënës Shqiptare”, në kryeqytetin e Kosovës.
Le të jetë përkujtim dhe mirënjohje për të gjitha nënat shqiptare të cilat, pavarësisht vuajtjeve dhe lotëve që derdhën, ato asnjëherë nuk ndaluan dhe sakrifikuan çdo gjë që kishin dhe fëmijet e tyre për lirinë dhe pavarësinë që po e gëzojmë sot.
Nënat shqiptare ishin dhe do mbesin fryma dhe shpirti i kombit shqiptar. Në përvjetorin e 11 të Pavarësisë së Kosovës, dua të shpreh falenderimet e mija dhe mirënjohjen e pakufi për të gjitha gjeneratat, të cilat dhanë çdo gjë që sot ta gëzojmë këtë shtet të pavarur.
Respekt dhe mirënjohje familjeve të mëdha shqiptare: Familja Jashari, Familja Haradinaj, Familja Ramadani, që u bënë shembëllytrë në sytë e botës, se si ruhet atdheu dhe se dashuria për të nuk ka çmim.
Të gjithë martirët dhe dëshmorët e këtij kombi, të pagjeturit, janë shtylla e këtij shteti të ri por më i lashtë sesa vetë legjendat.
Intelektualët e shumtë dhe lëvizjen paqësore, të Presidentit Rugova, mësuesit, profesorët, studentët, mjekët, minatorët, që ngritën zërin tonë para botës, në rrethana pothuajse të pamundura, bënë që ky popull ta gëzojë lirinë dhe pavarësinë pas shekujsh pushtuesish.
Andaj sot shteti ynë me të gjitha pengesat dhe problemet, ka arritur progres në të gjitha fushat dhe po forcohet çdo ditë e më shumë. Sukseset e artistëve, sportistëve, studentëve tanë nëpër botë po na bëjnë krenar, duke hapur rrugët edhe për gjeneratat e tjera të cilët andërrojnë një Kosovë të fuqishme ku dëshirat e secilit pë një jetë të dinjtetshme do të marrin frymë.
Bota le te kuptojë që vuajtjet dhe sakrifica e këtij populli u shndërruan në suksese dhe vullnet, për t’i ndihmuar kombit dhe për të kontribuar me vlera të shumta në civilizimin perëndimor.