Albspirit

Media/News/Publishing

Ergys Mërtiri denoncon nderimin e Mehmet Shehut në Mallakastër

Publicisti Ergys Mërtiri ka denoncuar sot në faqen e tij në FB, një anomali të dhimbshme sipas tij, që një rruge në Mallakastër, Këshilli Bashkiak, i ka vënë emrin e Mehmet Shehut në shenjë nderimi. Pos të tjerash, Mërtiri thotë se a mund ta cojë dikush në për mend që në Gjermani, dikush të nderojë Himlerin, duke i vënë emrin atje një rruge. Ja postimi i plotë.

“Keshilli Bashkiak i Mallakastres i paska vene një rruge emrin (mbani frymen!) Mehmet Shehu. Mesa duket, Estrada e Ballshit nuk qenka thjesht një barcalete, por një realitet që buron nga pushtetit lokal i një zone që shquhet për trapllekun nostalgjik mazokist nga koha e Merhumit. Vetem se humori i saj mbetet tepër tragjikomik dhe i hidhur, kur mendon se cfarë deviacionesh gjenetike rriska kjo tokë ku shumica e njerëzve ka krenari për të shkuaren kriminale, më të tmerrshmen që ka parë ndonjëherë ky popull.

Eshtë e pabesueshme! Jo një e dy, por shumica e perfaqesuesve të popullit te kesaj zone nderohen me emrin e nje krimineli bastard si Mehmet Shehu, që gjatë gjithë jetës ka sherbyer vetëm si pisqolle e regjimit duke u shkrepur nga ta urdhëronte shefi, derisa ia shkrepi vetes. Cudia të përforcohet nga fakti që, disa vite me pare, disa akademike e intelektuale tuhafe, disa nga emrat me të mirënjohur në fakt të historiografise shqiptare, u mblodhen në një simpozium ne Akademine e Shkencave për të folur per vlerat e Mehmet Shehut si burre shteti.

Një konference për Mehmet Shehun do kishte kuptim vetem nëse do e trajtonte figuren e tij si pusht shteti apo zagar partie, por, jetojmë në Shqiperi! A e imagjinon dot kush, nese një rruge në Gjermani do të nderonte emrin e Himlerit? E pastaj habitemi pse ky vend nuk bëhet dhe pse azilet gjemane mbushen me emigrane shqiptare”.

Please follow and like us: