Frank Shkreli: Nuk ka demokraci Shqiperia pa demokratizimin e partive
Media shqiptare njofton se gjate nje shkembimi pyetje-pergjigje me gazetaret te merkuren para kryeqendres se Partise Demokratike ne Tirane, kryetari i kesaj partie, Lulzim Basha pranoi deshtimin e marrveshjes se fshehte te 17 Majit me kryeministrin Rama. Jo vetem deshtimin, por ai me ne fund pranoi edhe demin qe ajo marrveshje i shkaktoi Shqiperise dhe zhvillimeve demokratike ne vend, ne pergjithesi.
Nuk dua te flas per kete marrveshje midis dy te pareve te Shqiperise pothuaj nje vit me pare, pasi kam reaguar duke shprehur qe atehere demet qe mund te sjellte ajo marrveshje per Partine Demokratike si opozite dhe si rrjedhim edhe demet qe ajo marrveshje e fshehte — permbajtja e te ciles ende nuk dihet mos qofsha gabim — shkaktoi per politiken shqiptare ne pergjithsi. Marrveshja Rama-Basha ishte ne thelb anti-demokratike per nga natyra, rezultati i te ciles shihet sot.
Por nuk dua te komentoj ate marrveshje, te cilen edhe dy protagonistet e saj e shohin tani si te deshtuar, por dua te mirepres deklaraten e Z. Lulzim Bashes dje ne lidhje me, sic tha ai, “dy dite jashtzakonisht te suksesshme bashkpunimi me Institutin Republikan Amerikan, perfaqsuesit e te cilit jane ketu per te ndihmuar Partine Demokratike ne nje hap shume te rendesishem, jo vetem per ne, por per Shqiperine” tha Basha.
“Kam vendosur”, shtoi ai, “te sjell standardet e demokracise perendimore ne Partine Demokratike dhe per kete kam mbeshtetjen e te gjithe botes” duke permendur disa ente dhe organizata perendimore te cilat sipas tij, e mbeshtesin kete ide.” Ai premtoi nje model, sipas te cilit, kandidatet per deputete te Partise Demokratike do te zgjidhen me parimin nje anetar nje vote, nga antaresia e plote e Partise Demokratike, duke organizuar, me ndihmen e partnerve te PD-se, zgjedhje praprake qe ai i cileson si “primaret”.
Dua te theksoj se kjo nuk eshte nje ide e re, pasi gjate ketyre 30 viteve te post-komunizmit, sidomos grupe dhe individe nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes e kane propozuar dhe mbeshtetur kete ide, si te domosdoshem per demokratizimin e partive dhe si rrjedhim, te demokratizimit te Shqiperise. Ne disa prej takimeve ku eshte ngitur shpesh ky subjekt kam qene edhe une prezent, ne takimet me zyrtaret qeveritare dhe partiake shqiptare, c’prej shembjes se komunizmit, duke filluar nga prilli/marsi, 1991.
Si atehere ashtu edhe sot, une kete model ose propozim te Bashes e shikoj si pozitiv, dhe nuk dua ta shikoj me sy kritike. Por nese Z.Basha eshte serioz ne lidhje me kete propozim, kjo mbetet per tu pa. Por, duke pasur prasyshe pervojen e zhvillimeve politike te ketyre 30 viteve post- komunizem, eshte e qarte se mungesa e demokracise se vertete dhe autoritarizmi aktual brenda partive politike dhe sidomos roli i 1-shit te plotfuqishem ne oarti dhe si rrjedhim edhe ne qeveri , qe udheheq me dore te hekurt, e kane sjellur Shqiperine dhe shoqerine shqiptare ne pergjithesi, ne gjendjen katastrofale te udhekryqit politik, ne te cilin gjendet sot.
Keshilloj, neqoftese me lejohet, se neqoftse Lulzim Basha deshiron qe shqiptaret te mbeshtesin Partine Demokratike sepse ajo ofron dicka ndryshe, ky model qe ai propozoi dje duhet te zbatohet nje minute e me pare. Jo neser, jo pasneser ose muaj me vone, neqoftse deshiron qe shqiptaret ta konsiderojne Partine Demokratike, si nje parti ndryshe. Neqoftse deshiron qe te jesh ndryshimi, si mase te pare, mos i perjashto deputetet qe nuk kane djegur mandatet e tyre, perfshire vajzen e Azem Hajdarit, duke u treguar tolerant ndaj mendimeve ndryshe, brenda partise. Modeli qe propozon Z. Basha, ne thelb toleron mendimet ndryshe, brenda partise. Ky eshte edhe shembulli politik i partive politike amerikane, neqoftse je serioz per kete qe propozon, dhe neqoftse deshiron qe shqiptaret te besojne se PD eshte ndryshe dhe jo si ajo partia qe nenshkroi marrveshje te dyshimte ne dhoma gjysem te erreta pas mesnates,me krye kundershtarin pllitik.
Kot e kini, te humbni kohe te gjithe, se pa demokratizim te partive, Shqiperia nuk do te kete as demokraci, as liri te vertete, por do vazhdoje te cilesohet si gjysem e lire, ashtu si deri tani.
Zoti Basha thote se per kete model ka mbeshtejen e partnereve nderkombetare. Ne rregull! Por kjo mbeshtetje ka qene gjithmone aty per ju. Mund te kini nevoje per keshillat bazuar ne pervojen e tyre politike, por jo doemosdoshmerisht per mbeshtetjen e tyre per zbatimin e ketij modeli partiak. Nderkombtaret mund te ofrojne ndihmen teknike dhe njohurite politike, por zbatimi eshte ne duar tuaja dhe te Partise Demokratike, neqoftse deshironi nje kuvend me te vertete demokratik e te lire nga autoritarizmi i udheheqsve te partise, nje parlament me antaret e te cilit do te jene krenare te gjithe shqiptaret kudo. Jo si ky qe po na turperon para botes!
Zbatimi i ketij modeli qe propozoni, kerkon vullnet te mire, guxim politik dhe atdhedashuri. Koha per veprim eshte tani, Z. Basha!/gazeta dielli/