Albspirit

Media/News/Publishing

Rabindranath Tagore: Mos ik e dashur

 

Mos ik e dashur, pa më lajmëruar!
Kam qëndruar zgjuar gjithë natën dhe tani sytë e mi
janë të këputur për gjumë.
Jam i frikësuar se mund të të humbas ndërsa fle.
Mos ik e dashur, pa më lajmëruar!

Zgjohem dhe shtri duart të të prek.
Të ndjej dhe pyes veten: “mos është një ëndërr?”
Oh, mund t’i shtrëngoj këmbët e tua në zemrën time,
dhe t’i mbaj afër gjoksit tim!
Mos ik e dashur, pa më lajmëruar!

 

Please follow and like us: