13-14 Prill 2019/Panairi Profesional ‘Neranxi’, ngjarje e veçantë në hapësirën shqiptare
Një nga ngjajet më të rëndësishme të këtij muaji padyshim është Panairi Profesional “Neranxi” që zhvillohet në mjediset e kësaj kompanie të njohur në hapësirën shqiptare dhe jo vetëm.
Klientë, furnitorë, investitorë të industrisë ushqimore, turistike, gjithë rrjetet tregtare të restoranteve, pastiçerive, furrave të bukës, picerive dhe hoteleve, shtëpive të miqve, amvisat, rrjetet e marketeve, dyqaneve e bujtinave në datat 13-14 Prill 2019 do të jenë mysafirë në këtë panair madhështor ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të trupit diplomatik, të politikës qendrore e vendore, të medias dhe shoqërisë civile dhe ku do të shkëmbehen eksperienca të ndryshme.
Shqipëria është kthyer tashmë në një destinacion të rëndësishëm turistik, e preferuar nga shumë vende perëndimore, e shumëdëshiruar nga bashkatdhetarët tanë, nga diaspora e hershme dhe e re ku vend thelbësor zë arti i gatimit e kulinarisë, mikpritja dhe natyra e papërsëritshme dhe e pangjashme shqiptare.
Panairi Profesional “Neranxi”, në edicionin e tij të njëmbëdhjetë dhe unikal në shkallë vendi, është një prolog për këtë sezon turistik ku priten të vijnë miliona turistë të huaj dhe ku shumë operatorë do të marrin një përvojë praktike për të pasur më shumë punë dhe më shumë të ardhura jo vetën në tri muajt tradicionalë të verës, por edhe më tepër.
Panairi “Neranxi”, si edhe herë të tjera, ka ftuar në këtë event shqiptarë të suksesshëm që kanë bërë emër në metropolet europiane në artin e kulinarisë.
Kompania “Neranxi”, përpos shumë aktiviteteve të tjera, është e njohur sidomos edhe për shkollën profesionale të kulinarisë, e cila kremton 10 -vjetorin e krijimit dhe që ka nxjerrë nga auditoret e saj qindra të diplomuar nga të gjitha rrethet e vendit. Pikërisht në këtë panair, mësimdhënës dhe profesionistët e rinj të artit të gatimit do të japin përvojat më të mira.