Koço Kokëdhima: Rama sillet si bandit dhe si pushtues në bregdet
KUJTESË
Mediat greke shkruan dje se kryeministri Tsipras zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij nga Shqipëria. Sipas tyre, biseda u përqendrua më tepër në ligjin për fatet e bregdetit Jon dhe mbi atë të pakicave. Ditë më parë kryeministri grek bëri nga Bukureshti një deklaratë kërcënuese për Tiranën zyrtare duke thënë se Shqipëria mund të përballet me sanksione nëse u merr tokat himarjotëve me VKM-në që botoi dhe hoqi nga Fletorja Zyrtare si një frikacak dhe hajdut i zënë me presh në duar. Ketë nuk e bën as për turizmin dhe as për zhvillim. Të gjitha investimet që ka miratuar në bregdet, godasin e cënojnë pronarët e ligjshëm dhe privilegjojnë sipërmarrësit dhe miqtë e qeveritarëve për të bërë ca para, duke ndërtuar e shitur vila dhe apartamente. Asnjë strukturë serioze dhe me nivel nuk është zhvilluar. Edhe në fushën e Qeparoit, ky rrënjëdalë ka filluar të ndërtojë pallate.
‘Zgjidhja’ e ka deklaruar se Himara është tokë shqiptare por qeveria po vepron atje si bandë kusarësh, si pushtuesit brutalë, siç vepron në çdo cep të Shqipërisë, pa pyetur për të drejtën e qytetarëve mbi pronat, as për liritë njerëzore të tyre. Me këto veprime qeveria po e shkatërron edhe rivierën e Jonit.
Më 2 nëntor 2017, kur isha i ftuar në emisionin ‘Byroja Politike’ në ‘ABC News’, duke komentuar prishjen e ndërtimeve pa leje në Himarë, deklarova:
Ndërkohë qeveria nuk duhet të krijojë asnjë rast për ta ushqyer retorikën nacionaliste të Greqisë për Himarën.