Albspirit

Media/News/Publishing

Çezar Ndreu: ‘Dielli’ i shqiptarëve, më i vjetri ndër komunitetet e Amerikës!

 

 

‘Dielli’ i kaloi të gjithë.

‘Dielli’ 110-vjeçar.

Drejtori i Librarisë së Kongresit, Grant Haris mori pjesë në 110-vjetorin e gazetës shqiptaro-amerikane ‘Dielli’, e cila mbushi plot 110 vjet që publikohet në Amerikë nga Shoqata ‘Vatra’.

Në vitin 1920 në Amerikë komunitetet e emigrantëve nxirrnin mbi 1000 gazeta, ndër to ishte dhe gazeta e shqiptarëve ‘Dielli’.

Z Grant u shpreh se nga këto 1000 gazeta asnjëra prej tyre nuk ekziston më përveç gazetës e cila akoma edhe pas 110 vjetësh publikohet nga komuniteti shqiptaro-amerikan dhe kjo gazetë është ‘Dielli’.

Gazeta e fundit që pati fatin të mbyllet ishte ajo e komunitetit rus e cila pushoi të publikohet në vitin 2010.

Kështu gazeta ‘Dielli’ është shtypi më i vjetër i komuniteteve të emigrantëve në Amerikë.

Shqiptarëtë lënë mbrapa komunitete të fuqishme në këtë fushë siç janë irlandezët, gjermanët, italianët, rusët, serbët po e po, grekët dhe shumë komunitete të tjera.

Happy Birthday ‘The Sun’, (Dielli), 1909-2019.

Fotografia e Cezar Ndreu

Please follow and like us: