Albspirit

Media/News/Publishing

Jonathan Moore takohet me Berishën

Zëvendësi i ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Jonathan Moore ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë. Pas Rudina Hajdarit ai ka takuar sot ish- kryeministrin Sali Berisha. Berisha shkruan se biseda u përqendrua tek zhvillimet në vendin tonë. “Takim me ambasadorin Johnathan Moore, zevendes kryesor i ndihmes sekretarit te DASH, zyra e çeshtjeve te organizatave nderkombetare! Te dashur miq, une pata nje takim me ambasadorin Johnathan Moore, zevendes kryesor i ndihmes sekretarit te DASH, Zyra e Çeshtjeve te Organizatave Nderkombetare. Me ambasadorin Moore, qe me pare ka drejtuar drejtorine per Europen Juglindore ne Departamentin e Shtetit dhe ka vizituar disa here Shqiperine patem nje diskutim te zgjeruar dhe shkembim te hapur te pikpamjeve per gjendjen dhe zhvillimet ne Shqiperi”, shkruan Berisha.

Please follow and like us: