WhatsApp sjell opsionin e shumëpritur
Të gjithë ndihemi të bezdisur kur futemi në grupe të ndryshme WhatsApp-i pa u pyetur, në të cilat nuk kemi interes. Por, tanimë rrjeti social ka shtuar një opsion që u jep mundësinë që të parandaloni futjen në grupe. Çdo përdorues do ketë tre opsione, “askush”, “kontaktet e mia”, ose “çdo person”. Nëse nuk është shfaqur ende, provoni përditësimin e programit. Deri tani, çdo person që ka pasur kontaktet tuaja, kishte mundësinë që t’ju bënte pjesë të grupeve, pa lejen tuaj.
Please follow and like us: