Albspirit

Media/News/Publishing

Matthew Palmer angazhohet për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri

Zv.Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, do të mbërrijë të hënën në Tiranë, në kuadër të një turi ballkanik. Të hënën, më 8 prill, zyrtari i lartë amerikan do të takohet më së pari me Kryeministrin Edi Rama, ndërsa të martën, më 9 prill, pritet të takohet me Presidentin Ilir Meta. Po të martën Palmer do të zhvillojë një bisedë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe me drejtuesen e LSI-së, Monika Kryemadhi. Pas takimeve me zyrtarët e lartë e lartë të shtetit dhe krerët e opozitës, Matthew Palmer do të ketë një takim me një grup gazetarësh shqiptarë. Vizitës së z. Palmer i parapriu vizita e zyrtarit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Jonanathan Moore, i cili i zhvilloi disa takime, por në media u bënë publike vetëm takimet me deputeten e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, dhe me ish-kryeministrin Sali Berisha. Top Channel e cilëson vizitën e z. Palmer si një “dejavu” të dy viteve më parë, kur krizës politike i dha zgjidhje zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Bryan Yee. Sidoqoftë, mbetet për t’u parë nëse Palmer do ta marrë rolin e negociatorit mes palëve.

Please follow and like us: