Albspirit

Media/News/Publishing

Ngrefet pavarësia e ‘Top Channel’, Rama punëson edhe Eni Vasilin në INSTAT

Moderatorja e emisionit ‘Open në Top Channel”, Eni Vasili, do të mbajë krahas punës si gazetare në televizionin ku punon, edhe një post të rëndësishëm në administratë. Zv/kryeministri Erion Braçe, ka firmosur punësimin e Vasilit në administratë. Moderatorja e njohur do të mbulojë në Këshillin e Statistikave, apo njohur ndryshe si INSTAT, detyrën e përfaqësueses së medias. Vendimi për punësimin e Vasilit ka hyrë në fuqi më 10 prill 2019. Eni Vasili drejton prej një sezoni emisionin ‘Open’ në Top-Channel ndërkohë që është i paqartë motivimi që ka shoqëruar këtë vendim.

Please follow and like us: