Albspirit

Media/News/Publishing

Ministrat holandezë kundër deputetëve: Jo rikthim vizash për Shqipërinë

Ministrat holandezë kanë kundërshtuar kërkesën e deputetëve për rikthimin e vizave me Shqipërinë. Dy javë më parë, ishin deputetët e tre partive holandeze që propozuan rikthimin e vizave, pasi sipas tyre ishte rritur kriminaliteti i shqiptarëve. Ata i kanë kërkuar qeverisë që të ushtrojnë presion ndaj Brukselit për të rikthyer regjimin e vizave me shqiptarët. Sipas mediave holandeze bandat shqiptare janë qendra e industrisë së drogës dhe pastrimit të parave në vend.

Gjithsesi ministrat holandezë thonë se rikthimi i vizave është një vendim i pashpresë dhe se Shqipëria i plotëson kriteret e Bashkimit Europian për lëvizjen pa viza. Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok u tha deputetëve se nuk ka ndërmend të merret me këtë çështje.

Megjithëse qeveria holandeze nuk ka pranuar të kërkojë rikthimin e vizave, mbetet për t’u parë vendimi për çeljen e negociatave me Shqipërinë, në qershor. Holanda ka qenë historikisht një prej vendeve skeptike për Shqipërinë.

Please follow and like us: