Albspirit

Media/News/Publishing

Loja e seksit e britanikes që u mbyll tragjikisht me të dashurin gjerman

Një vajzë britanike u gjet e vdekur në një dhomë hoteli në Zvicër gjatë një “lojë seksi të shkuar keq”. Anna Florence Reed u zbulua të martën në orën 7 të mëngjesit në banjën e hotelit pasi u dëgjua britma nga dhoma e saj, sipas gazetës zvicerane “Il Giornale del Ticino”. I dashuri i saj gjerman, 29 vjeç, është arrestuar dhe po përballet me një akuzë për vrasje paraprake, një akuzë më e vogël se vrasja.  22 vjeçarja ishte duke qëndruar në “Ramada La Palma au Lac” në Locarno, Zvicër, sipas mediave lokale. Stafi në hotel u alarmua pasi klientët filluan të bërtisnin, shkruan “Le Matin”. Mjekët u thirrën, por ajo u shpall e vdekur në vendngjarje. I dashuri i saj i tha policisë se pushuesja vdiq gjatë një loje seksi.

Please follow and like us: